Flash

Gary Oldman, i penduar për sjelljen ndaj Demi Moore: ”

Lapsi.al 2 May 2025
Gary Oldman, i penduar për sjelljen ndaj Demi Moore: ”
Gary Oldman ka zbuluar se i ka kërkuar falje aktores Demi Moore për sjelljen e tij “shkatërruese” gjatë xhirimeve të filmit The Scarlet Letter në vitin 1995. Aktori fitues i çmimit Oscar tha se problemet e tij me alkoolin ndikuan në mënyrën e tij të sjelljes në set, duke e cilësuar veten si “joprofesional” në atë kohë. Gjatë një interviste për Radio Times, Oldman, tani 67 vjeç, rrëfeu:
“Pija shumë gjatë pushimit të drekës. Ishte diçka shkatërruese. U ktheva në set për të xhiruar një skenë të madhe, dhe ndonëse e përfundova, isha goxha i dehur.”
Ai shtoi se ishte në një periudhë shumë të errët të jetës dhe ndiente turp për sjelljen e tij. Të nesërmen, i kërkoi falje Demi Moore dhe ajo iu përgjigj:
“Nuk të urrej. Është në rregull. Jam vetëm e zhgënjyer.”
Oldman ka qenë i rehabilituar që prej vitit 1994 dhe ka qenë esëll për 28 vite, duke falënderuar Alcoholics Anonymous për ndihmën që mori. Pavarësisht së kaluarës, Gary ka shprehur publikisht respektin dhe admirimin për aktoren, duke e quajtur “shumë të veçantë” pas suksesit të saj të fundit në filmin horror The Substance, për të cilin ajo ka fituar një Golden Globe dhe një çmim SAG.

“Nuk kemi qenë shumë në kontakt, por kohët e fundit jam ribashkuar me të sepse e kam parë sërish. Demi është një njeri i mrekullueshëm./Lapsi.al

Të këshilluara

Diddy refuzon marrëveshjen me prokurorët

Vetëm pak ditë para nisjes së gjyqit, Sean “Diddy” Combs ka refuzuar një marrëveshje nga prokurorët që do t’i siguronte një dënim më të lehtë, në këmbim të pran...

14:39

"Tony Awards 2025: Lista e nominimeve

Nominimet për Çmimet Tony 2025 që nderojnë më të mirët e skenës Broadway, u shpallën të enjten në mëngjes nga fituesit e mëparshëm Sarah Paulson dhe Wendell Pie...

20:48

Calvin Harris, baba për herë të parë!

Calvin Harris dhe prezantuesja, Vick Hope, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Aludimet u nxitën gjatë një interviste në BBC Radio 1 që Hope...

20:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI