Flash

Kanye West padit dentistin: Akuza për varësi dhe mashtrim

Lapsi.al 1 May 2025
Kanye West padit dentistin: Akuza për varësi dhe mashtrim

Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, po planifikojnë të padisin një dentist në Beverly Hills, duke pretenduar se ai e bëri reperin të varur nga gazi oksid nitrik.

Sipas një njoftimi për shtyp të siguruar nga Page Six, reperi i njohur si “Gold Digger” dhe modelja australiane i dorëzuan një njoftim dentistit të njohur Dr. Thomas Connelly të mërkurën, duke e informuar për planet e tyre për ta paditur për neglizhencë mjekësore, mashtrim, shfrytëzim,  administrim të pakujdesshëm të substancave të kontrolluara dhe të pakontrolluara, dhe akuza të tjera.

Në njoftimin për shtyp thuhet se në pranverë të vitit 2024, dentisti  dyshohet se ka tentuar të marrë kontrollin e markës globale muzikore dhe të modës së reperit, Yeezy LLC duke  “përdorur një përzierje substancash të kontrolluara dhe të pakontrolluara”. Thuhet se Dr. Connelly  ka faturuar Ye-së 50,000 dollarë në muaj vetëm për gazin e qeshjes.

Çifti pretendon se si pasojë e këtyre veprimeve, Kanye West ka pësuar dëmtime neurologjike dhe fizike, traumë psikologjike dhe emocionale, varësi nga substancat kimike, humbje financiare dhe ekonomike, si dhe humbje të marrëdhënies bashkëshortore (e njohur si “loss of consortium”).

Sipas ligjit të Kalifornisë, para se të bëhet një padi për neglizhencë mjekësore, duhet t’i dërgohet një njoftim paraprak palës që paditet 90 ditë përpara.

Ky skandal u bë publik për herë të parë në gusht 2024, kur përfaqësuesi i West, Milo Yiannopoulos, deklaroi në rrjete sociale se Dr. Connelly e kishte bërë Ye-në të varur nga gazi i qeshjes. Ai akuzoi dentistin se kishte për qëllim të dobësonte aftësitë mendore të reperit për të përfituar financiarisht bashkë me bashkëpunëtorët e tij.

Po ashtu, Yiannopoulos, një komentator politik i njohur britanik i ekstremit të djathtë, tha se kishte paraqitur një ankesë në Bordin e Stomatologjisë të Kalifornisë kundër dentistit. Ai e quajti Connelly-n një “grabitqar të rrezikshëm që synon figurat afrikano-amerikane”.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Dr. Connelly kanë mohuar kategorikisht akuzat, duke i quajtur “faktikisht të pasakta dhe qëllimisht mashtruese”.

Të këshilluara

Calvin Harris, baba për herë të parë!

Calvin Harris dhe prezantuesja, Vick Hope, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Aludimet u nxitën gjatë një interviste në BBC Radio 1 që Hope...

20:30

Katy Perry reagon pas kritikave të fansave

Katy Perry ka reaguar së fundmi ndaj kritikave të ashpra që ka marrë për turneun e saj “The Lifetimes” dhe për fluturimin në hapësirë me  Blue Origin. Ajo ka...

14:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI