Flash

Sebastian Stan flet për raportin me Lively mes betejës ligjore

Lapsi.al 29 April 2025
Sebastian Stan flet për raportin me Lively mes betejës ligjore

Sebastian Stan ka folur hapur për marrëdhënien e tij me kolegen nga seriali Gossip Girl, Blake Lively, teksa aktorja po përballet ende me pasojat e betejave të saj ligjore.

Aktori i nominuar për Oscar, 42 vjeç—i cili luajti rolin e Carter Baizen në 11 episode të dramës  mes viteve 2007 dhe 2010—u shpreh për marrëdhëniet e tij me kastin gjatë një ndalese për promovimin e filmit të ardhshëm të Marvel, Thunderbolts, ditën e enjte.

Seriali i njohur i kanalit CW e bëri të famshëm kastin si Blake Lively, Leighton Meester, Penn Badgley, Ed Westwick dhe Chace Crawford, por duket se Sebastian ruan kontakt vetëm me disa prej tyre.

"Flas shumë me Chace," tha ai për E! News. "E njihja para Gossip Girl, kështu që kemi qëndruar të afërt. Kam qenë edhe në podkastin e Penn Badgley në një moment—por realisht, vetëm me Chace."

Stan  ka qenë në një lidhje me kolegen Leighton Meester nga viti 2008 deri në 2010, madje njëherë e ka quajtur dashurinë e tij të parë.

Por në komentet e fundit, duket se Leighton—bashkë me Ed dhe Blake—nuk janë më pjesë e rrethit të tij të ngushtë.

Komentet e Stan vijnë ndërsa Blake, 37 vjeç, është e përfshirë në një përplasje ligjore me regjisorin e filmit It Ends With Us, Justin Baldoni.

Në dhjetor 2024, Lively paditi Baldonin për ngacmim seksual, duke pretenduar se ky i fundit bëri komente për jetën intime të saj dhe Ryan Reynolds dhe diskutoi të kaluarën e tij të varësisë nga pornografia.

Producenti kundërshtoi Lively dhe Ryan për 400 milionë dollarë në janar dhe që atëherë ka hapur një faqe interneti me disa shkëmbime mesazhesh me tekst midis tij dhe Lively.

Ndërsa Baldoni nuk përmendi asnjë nga miqtë edaj në padi apo prova të zbuluara, ai vuri në pah Taylor Swift, të cilën ai me sa duket e quajti një “mik megacelebrity”.

Të këshilluara

Chris Brown, në një betejë të re ligjore

Chris Brown po përballet me një betejë të re ligjore. Një grua, e identifikuar si "Jane Doe", e cila më parë e kishte paditur këngëtarin Chris Brown për sulm...

16:31

Drew Barrymore flet për ndërhyrjet estetike

Drew Barrymore ndau së fundmit se nuk ka bërë asnjëherë ndonjë operacion plastik gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me audiencën në “The Drew Barrymore Show”. ...

14:21

Brad Pitt, i frikësuar nga Angelina Jolie

Pas gati gjashtë vitesh, Brad Pitt thuhet se po përballet me mundësinë e hidhur që të mos ketë një marrëdhënie të ngushtë me gjashtë fëmijët e tij me Angelina J...

21:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI