Flash

Chris Brown, në një betejë të re ligjore

Lapsi.al 29 April 2025
Chris Brown, në një betejë të re ligjore

Chris Brown po përballet me një betejë të re ligjore.

Një grua, e identifikuar si "Jane Doe", e cila më parë e kishte paditur këngëtarin Chris Brown për sulm seksual, ka kërkuar nga gjykata të hedhë poshtë padinë e tij për shpifje prej 500 milionë dollarësh.

Ajo pretendon se akuzat e Brown nuk kanë bazë dhe se deklaratat e saj janë të mbrojtura nga Amendamentet e Parë dhe të Katërmbëdhjetë të Kushtetutës Amerikane, që lidhen me lirinë e shprehjes dhe barazinë para ligjit.

Padia e Brown vjen pas transmetimit të dokumentarit "Chris Brown: A History of Violence" në Investigation Discovery, i cili shqyrton akuzat kundër tij ndër vite.

Ai pretendon se dokumentari e paraqet gabimisht si një "përdhunues dhe abuzues seksual serial", duke dëmtuar rëndë reputacionin e tij.

Padia e mëparshme e Jane Doe ndaj Brown ishte hedhur poshtë në gjykatë, pasi dolën prova (duke përfshirë mesazhe tekstuale) që thuhej se rrëzonin akuzat e saj.

Megjithatë, në padinë e tij aktuale, Brown ka përfshirë si të paditur edhe Warner Bros (prind i Discovery) dhe producentët e dokumentarit.

 

Të këshilluara

Drew Barrymore flet për ndërhyrjet estetike

Drew Barrymore ndau së fundmit se nuk ka bërë asnjëherë ndonjë operacion plastik gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me audiencën në “The Drew Barrymore Show”. ...

14:21

Brad Pitt, i frikësuar nga Angelina Jolie

Pas gati gjashtë vitesh, Brad Pitt thuhet se po përballet me mundësinë e hidhur që të mos ketë një marrëdhënie të ngushtë me gjashtë fëmijët e tij me Angelina J...

21:00

Gwen Stefani flet për martesën me këngëtarun

Gwen Stefani  ndau këshillën më të mirë që ka marrë ndonjëherë për dashurinë gjatë një paraqitjeje të fundit në “The Drew Barrymore Show.” “Sigurohu që të ke...

14:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI