Flash

Nis gjyqi për vjedhjen e Kim Kardashian në Paris

Lapsi.al 28 April 2025
Nis gjyqi për vjedhjen e Kim Kardashian në Paris

Një gjyq ka nisur të hënën në Paris lidhur me vjedhjen e Kim Kardashian, që ndodhi në vitin 2016, kur hajdutët e lidhën dhe e mbajtën nën kërcënimin e armës, duke i vjedhur bizhuteri  gjatë Javës së Modës në Paris.

Dhjetë të akuzuar, përfshirë nëntë burra dhe një grua, janë në gjykim për akuza të grabitjes dhe rrëmbimit të Kardashian dhe portierit të ndërtesës ku ajo po qëndronte natën e 2 tetorit.

Dy prej të akuzuarve kanë pranuar përfshirjen në vjedhje, ndërsa të tjerët e mohojnë atë. Gjykimi ka filluar me përzgjedhjen e një jurie prej gjashtë qytetarësh, e cila do të shqyrtojë çështjen përkrah tre gjykatësve, një procedurë që përdoret për krimet më të rënda në Francë.

Kardashian ka përshkruar më herët momentet e frikshme kur mendonte se mund të përdhunohej ose të vritej, duke thënë: Po mendoja: ‘A do të vdesim? Vetëm thuaj se kam fëmijë, kam një burrë, kam një familje.’"

Bizhuteri të shtrenjta, përfshirë një unazë me vlerë më shumë se 6 milionë dollarë, u morën nga hajdutët, të cilët janë quajtur “Gjyshërit hajdutë” nga shtypi francez për shkak të moshës dhe historikut të gjatë kriminal.

Aomar Aït Khedache, 68 vjeç, i njohur me nofkën "Old Omar", është i dyshuari kryesor dhe ka pranuar se ADN-ja e tij u gjet në shiritin që përdorën për të mbyllur gojën e Kardashian. Ai do të përgjigjet për pyetjet e gjykatës me shkrim.

Yunice Abbas, 71 vjeç, ka mohuar çdo përfshirje direkte në kërcënimin e Kardashian, por ka pranuar përgjegjësinë për sigurimin e rrugës së arratisjes.

Ndërkohë, disa të akuzuar dyshohen për ndihmën në shitjen e bizhuterive të vjedhura në Antwerp, Belgjikë. Gjyqi do të vazhdojë deri më 23 maj, ndërsa Kardashian pritet të dëshmojë më 13 maj./ Lapsi.al

Të këshilluara

Gwen Stefani flet për martesën me këngëtarun

Gwen Stefani  ndau këshillën më të mirë që ka marrë ndonjëherë për dashurinë gjatë një paraqitjeje të fundit në “The Drew Barrymore Show.” “Sigurohu që të ke...

14:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI