Flash

Drew Barrymore flet për ndërhyrjet estetike

Lapsi.al 29 April 2025
Drew Barrymore flet për ndërhyrjet estetike

Drew Barrymore ndau së fundmit se nuk ka bërë asnjëherë ndonjë operacion plastik gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me audiencën në “The Drew Barrymore Show”.

"Na thuaj sekretin tënd për tu plakur me hijeshi dhe për të qenë kaq rehat në lëkurën tënde?” – e pyeti një fanse. Barrymore u përgjigj: “Nuk kam bërë asgjë dhe dua të përpiqem ta mbaj kështu.”

Megjithëse ajo preferon të pranojë pamjen e saj natyrale, prezantuesja e talk show-t theksoi se nuk gjykon të tjerët që zgjedhin ndërhyrje dhe madje ka një mike që u bë më e sigurt në vetvete pas disa procedurave.

“Por jam gjithashtu e mendimit: bëj atë që funksionon për ty. E vetmja gjë që di me siguri është se nuk duhet të gjykojmë të tjerët që zgjedhin ndryshe,” tha aktorja. “Të gjithë jemi në rrugën tonë dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin.”

Barrymore pranoi gjithashtu se ndonjëherë ndjehet jo rehat me disa pjesë të trupit ndërsa plaket: “Shoh që më është formuar një ‘qafë gjeli’ dhe kam edhe disa raste kur them, ‘Oh wow! Ja ku jemi tani.’”

Megjithatë, ajo përpiqet ta përqafojë ndryshimin e pamjes duke qenë më e mirë me veten.

“Dua t’i them vetes të mos jem kaq e ashpër,” tha ajo.

“Sa më të mira, të duruara, të qëndrueshme, të dashura dhe më pak gjykuese të jemi me veten, aq më mirë është për shëndetin tonë mendor dhe shpirtëror — gjë që ndikon edhe në fytyrën tonë.”

Ajo shtoi: “Një buzëqeshje është më e mirë se çdo buzëkuq që mund të blesh.”

Drew i tha audiencës se fokusohet në një “dialog të brendshëm” që nuk është i ashpër dhe përpiqet të mos vërej menjëherë çdo "defekt".

Të këshilluara

Brad Pitt, i frikësuar nga Angelina Jolie

Pas gati gjashtë vitesh, Brad Pitt thuhet se po përballet me mundësinë e hidhur që të mos ketë një marrëdhënie të ngushtë me gjashtë fëmijët e tij me Angelina J...

21:00

Gwen Stefani flet për martesën me këngëtarun

Gwen Stefani  ndau këshillën më të mirë që ka marrë ndonjëherë për dashurinë gjatë një paraqitjeje të fundit në “The Drew Barrymore Show.” “Sigurohu që të ke...

14:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI