Flash

Katy Perry reagon pas kritikave të fansave

Lapsi.al 30 April 2025
Katy Perry reagon pas kritikave të fansave

Katy Perry ka reaguar së fundmi ndaj kritikave të ashpra që ka marrë për turneun e saj “The Lifetimes” dhe për fluturimin në hapësirë me  Blue Origin.

Ajo ka shprehur mirënjohje për fansat dhe ka theksuar se është në një “udhëtim të bukur dhe të egër” bashkë me ta.

Perry, e cila udhëtoi në hapësirë së bashku me gazetaret Gayle King dhe Lauren Sánchez (e fejuara e miliarderit Jeff Bezos), është bërë pjesë e ekuipazhit të parë tërësisht femëror në më shumë se gjashtë dekada.

Megjithatë, shumë figura publike, përfshirë Emily Ratajkowski, Olivia Munn dhe Jessica Chastain, e kanë kritikuar këtë udhëtim, duke e quajtur të panevojshëm dhe të dëmshëm për mjedisin.

Në një koment të sinqertë në Instagram, këngëtarja tha:

“E di që shumë njerëz janë duke vuajtur në mënyra të ndryshme dhe interneti është shpesh një vend ku derdhen ndjenja të paqëndrueshme e të pa shëruara.”

Ajo shtoi se terapisti i saj e ka ndihmuar të kuptojë se askush nuk mund ta bëjë të besojë diçka për veten që ajo vetë nuk e beson tashmë. Përmes koncerteve dhe lidhjes me fansat, Perry thotë se ndihen të gjithë si pjesë e një procesi shërimi.

Turneu i saj i fundit, që nisi në Meksikë, përfshin veshje me tematikë hapësinore dhe elemente të frymëzuara nga lojërat video dhe filmat si The Fifth Element dhe Blade Runner, megjithëse shumë njerëz gabimisht e kanë lidhur stilin me udhëtimin në hapësirë.

 

Të këshilluara

Chris Brown, në një betejë të re ligjore

Chris Brown po përballet me një betejë të re ligjore. Një grua, e identifikuar si "Jane Doe", e cila më parë e kishte paditur këngëtarin Chris Brown për sulm...

16:31

Drew Barrymore flet për ndërhyrjet estetike

Drew Barrymore ndau së fundmit se nuk ka bërë asnjëherë ndonjë operacion plastik gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me audiencën në “The Drew Barrymore Show”. ...

14:21

Brad Pitt, i frikësuar nga Angelina Jolie

Pas gati gjashtë vitesh, Brad Pitt thuhet se po përballet me mundësinë e hidhur që të mos ketë një marrëdhënie të ngushtë me gjashtë fëmijët e tij me Angelina J...

21:00

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI