Flash

Gigi Hadid zyrtarizon lidhjen me Bradley Cooper

Lapsi.al 4 May 2025
Gigi Hadid zyrtarizon lidhjen me Bradley Cooper

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper më në fund e kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare në Instagram.

Supermodelja ndau një seri fotosh nga festa e saj e 30-vjetorit në Instagram të shtunën, dhe mes tyre ishte një foto ku Hadid shihet duke puthur Cooper-in.

"Ndjehem kaq me fat që jam 30!" – shkroi ajo.

"Ndjehem me fat për çdo moment të mirë e të keq – për të gjitha mësimet dhe dhuratat që më kanë sjellë. Të ndjesh gjithçka! Jam me fat që jam nënë, mike, partnere, motër, vajzë, kolege për disa nga njerëzit më të jashtëzakonshëm!!"

[embed]https://www.instagram.com/p/DJNZcwSu3yE/[/embed]

Postimi i Hadid erdhi një javë pasi ajo dhe Cooper u panë duke mbërritur në festën e 25 prillit.

Çifti u fotografua duke ecur dorë për dore ndërsa hynin në restorantin Le Chalet në New York City. Ajo që tërhoqi vëmendje ishte një unazë në gishtin e fejesës të Hadid.

Hadid dhe aktori i “A Star Is Born” u lidhën për herë të parë në tetor 2023, kur u fotografuan në një darkë në Via Carota, West Village të New York-ut. Që atëherë, ata janë bërë gjithnjë e më të afërt.

Në mars, Hadid, bashkë-prezantuese e “Next in Fashion”, foli me dashuri për partnerin e saj në një intervistë për Vogue.

"Të arrish në pikën kur di çfarë dëshiron dhe meriton në një marrëdhënie është thelbësore,"u shpreh modelja.

"Dhe pastaj të gjesh dikë që është në atë pikë në jetën e tij... dhe që të dy punoni veçmas për të qenë partneri më i mirë që mund të jeni."

Bradley është baba i vajzës 8-vjeçare Lea, të cilën e ka me ish-të dashurën Irina Shayk.

Ndërsa Gigi ka një vajzë 4-vjeçare, Khai, me ish-partnerin Zayn Malik. Ata u ndanë në fund të vitit 2021 pas më shumë se dy vitesh bashkë.

 

Të këshilluara

Diddy refuzon marrëveshjen me prokurorët

Vetëm pak ditë para nisjes së gjyqit, Sean “Diddy” Combs ka refuzuar një marrëveshje nga prokurorët që do t’i siguronte një dënim më të lehtë, në këmbim të pran...

14:39

"Tony Awards 2025: Lista e nominimeve

Nominimet për Çmimet Tony 2025 që nderojnë më të mirët e skenës Broadway, u shpallën të enjten në mëngjes nga fituesit e mëparshëm Sarah Paulson dhe Wendell Pie...

20:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI