Flash

Princ Harry kërkon të pajtohet me familjen mbretërore

Lapsi.al 2 May 2025
Princ Harry kërkon të pajtohet me familjen mbretërore

Princi Harry tha se do të "donte një pajtim" me Familjen Mbretërore, por babai i tij, Mbret Charles III, "nuk do të flasë" me të.

Duka i Sussex-it, 40 vjeç, i tha BBC-së se është i gatshëm të hedh pas cdo gjë që ka ndodhur mes tyre që nga largimi i tij dhe bashkëshortes Meghan Markle, pasi nuk di "sa kohë i ka mbetur" babait të tij, i cili po lufton me kancerin.

"Ka pasur shumë mospajtime mes meje dhe disa prej familjes time," tha ai për mediat.

Por ai shtoi se tani i ka "falur" ata.

"Do të doja një pajtim me familjen time. Nuk ka asnjë arsye për të vazhduar të luftojmë më, jeta është e çmuar."

Përplasja e tij e fundit me mbretin ka të bëjë me kërkesën e Harry-t për të ruajtur sigurinë e financuar nga taksapaguesit që nga largimi i tij  – një kërkesë që ai e humbi të premten.

Ekipi ligjor që qëndronte pas këtij vendimi tha se nuk do të ishte e përshtatshme për Harry-n të kishte siguri të paguar nga taksapaguesit pasi kishte hequr dorë nga detyrat mbretërore.

Harry tregoi se Charles "nuk do të flasë me mua për shkak të çështje të sigurisë" – por ai pranoi se "nuk mendoj se do të kthehesha bashkë me gruan dhe fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar në këtë moment," i tha BBC-së pas humbjes në gjykatë.

Në një deklaratë të rrallë, Pallati Buckingham i tha BBC-së: "Të gjitha këto çështje janë shqyrtuar disa herë dhe me kujdes nga gjykatat, me të njëjtin përfundim të arritur në çdo rast."

 

Të këshilluara

Diddy refuzon marrëveshjen me prokurorët

Vetëm pak ditë para nisjes së gjyqit, Sean “Diddy” Combs ka refuzuar një marrëveshje nga prokurorët që do t’i siguronte një dënim më të lehtë, në këmbim të pran...

14:39

"Tony Awards 2025: Lista e nominimeve

Nominimet për Çmimet Tony 2025 që nderojnë më të mirët e skenës Broadway, u shpallën të enjten në mëngjes nga fituesit e mëparshëm Sarah Paulson dhe Wendell Pie...

20:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI