Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Përfaqësuesi i Lady Gaga-s flet pas arrestimeve në Rio

Lapsi.al 5 May 2025
Përfaqësuesi i Lady Gaga-s flet pas arrestimeve në Rio

Dy persona janë arrestuar në lidhje me një kërcënim të dyshuar me bombë në koncertin historik të Lady Gaga-s në Rio de Janeiro.

Një burrë dhe një adoleshent u arrestuan disa orë para koncertit të këngëtares në plazhin Copacabana të shtunën, më 3 maj, për një komplot të dyshuar që synonte komunitetin LGBTQ+ në Brazil sipas gazetës The Guardian, që citon Policinë Civile të Rio de Janeiros.

Një zëdhënës i Lady Gaga-s, tha se këngëtarja nuk kishte dijeni për kërcënimin e supozuar me bombë derisa u raportua në media, sipas The Hollywood Reporter.

Ne mësuam për këtë kërcënim të supozuar nëpërmjet raporteve mediatike këtë mëngjes,” tha zëdhënësi i Gaga-s në një deklaratë. “Para dhe gjatë koncertit, nuk kishte shqetësime për sigurinë, dhe as ndonjë komunikim nga policia apo autoritetet për ndonjë rrezik të mundshëm.”

“Ekipi i saj bashkëpunoi ngushtë me forcat e rendit gjatë gjithë planifikimit dhe realizimit të koncertit, dhe të gjitha palët ishin të bindura për masat e sigurisë që ishin në fuqi,” shtoi zëdhënësi.

Lady Gaga performoi para turmës më të madhe të karrierës së saj, me rreth 2.5 milionë njerëz — duke thyer rekordin për koncertin më të ndjekur ndonjëherë nga një artiste femër, që më parë mbahej nga Madonna.

Pas koncertit, Gaga shkroi në Instagram të nesërmen: “Asgjë nuk mund të më përgatiste për ndjesinë që pata gjatë koncertit të mbrëmshëm – krenarinë dhe gëzimin absolut që ndjeva duke kënduar për popullin e Brazilit.

Pamja e turmës gjatë këngëve të mia të para më la pa frymë … kultura juaj është aq e gjallë dhe e veçantë, shpresoj që ta dini sa mirënjohëse jam që e ndamë këtë moment historik së bashku.”

“Rreth 2.5 milionë njerëz erdhën të më dëgjojnë duke kënduar – turma më e madhe ndonjëherë për ndonjë grua në histori. Do të doja ta ndaja këtë ndjesi me të gjithë botën...

Faleminderit Rio që më pritët të kthehesha. Faleminderit ‘monstra të vegjël’ anembanë botës. Ju dua. Këtë moment nuk do ta harroj kurrë. ‘Paws up little monsters’. Obrigada.”

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI