Flash

Rihanna, nënë për herë të tretë

Lapsi.al 6 May 2025
Rihanna, nënë për herë të tretë

Këngëtarja 37-vjeçare, Rihanna është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me A$AP Rocky, konfirmoi një burim për Page Six.

Të hënën, Rihanna tregoi barkun e rrumbullakosur pranë hotelit Carlyle në New York, përpara se të shkonte në Met Gala 2025. E veshur me një kostum gri me dy pjesë, çorape deri në gjunjë dhe taka gri, ajo gjithashtu mbante një shall prej gëzofi për të mbuluar pjesërisht barkun. Rocky e konfirmoi shtatzëninë e saj në tapetin e kuq, duke thënë se veshja e saj do të ishte çfarëdo, vetëm të mos ia mbulojë barkun e bebes.”

Çifti kanë tashmë dy djem: RZA (lindur në maj 2022) dhe Riot Rose (lindur në gusht 2023). Rihanna ka shprehur më parë dëshirën për një familje të madhe dhe shpreson që fëmija i tretë të jetë vajzë, pasi tha me shaka: “Do të kryqëzojmë gishtat.”

Ajo e ka theksuar rëndësinë e dashurisë dhe lumturisë në rritjen e fëmijëve, pavarësisht nëse ka apo jo një partner në jetën e saj. Rihanna dhe A$AP Rocky kanë qenë së bashku publikisht që nga viti 2020, por njihen që prej vitit 2012.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI