Ben Affleck ka pranuar se dikur ndiente dhembshuri për Britney Spears kur paparacët e shqetësonin gjatë një periudhe të vështirë për të.
"Shumë kohë më parë, vite më parë, ndjeja me të vërtetë shumë empati për Britney Spears," tha së fundmi aktori i “Argo”-s në podcastin “This Past Weekend With Theo Von”.
"Sepse më kujtohet se dukej sikur ... këta njerëz po e ndiqnin kudo në një kohë kur ajo mund të kishte apo jo vështirësi."
Affleck, 52 vjeç, sqaroi se po spekulonte kur thoshte se Spears, 43 vjeç, mund të ketë qenë në vështirësi në atë periudhë, pasi ai nuk e njihte personalisht.
“Nuk e di me siguri, sepse nuk e njoh,” tha ai. “Por e di që njerëzit që të ngacmojnë, të bërtasin, të bezdisin e të ndjekin, dukej sikur vetë ky proces po e përkeqësonte situatën.”
“Kjo ishte hera e parë që mendova se kjo është një lloj mizorie kolektive, ndoshta e pavetëdijshme,” shtoi aktori.
Affleck shpjegoi se fotot e famshme ku personazhet duket të zemëruar janë shpesh rezultat i provokimeve të vazhdueshme nga fotografët.
“Gjithçka që sheh është ‘kafsha që gërhet’,” tha ai.
Ndërsa Affleck nuk specifikoi se për cilën periudhë po fliste, ka të ngjarë që i referohej periudhës së vitit 2007, kur Britney Spears pati një krize publike dhe rruajti kokën.
Në vitin 2008, këngëtarja e “Toxic” iu nënshtrua vlerësimeve për shëndetin mendor dhe u mbajt në spital psikiatrik pasi thuhet se u mbyll në banjë me dy fëmijët e saj gjatë një konflikti për kujdestarinë me ish-bashkëshortin Kevin Federline.
Spears më pas u vendos nën një kujdestari ligjore në tetor të atij viti, e cila përfundoi zyrtarisht në vitin 2021.
Ndërkohë, Brn theksoi se nuk e njihte Spears, pasi ajo kishte pretenduar më parë se kishte pasur një puthje me të “vite më parë.”
“Foto interesante e imja me Ben Affleck dhe Diane Warren vite më parë!” shkroi Spears në Instagram në shkurt 2024, së bashku me një foto të vitit 1999.
“Ai është një aktor i jashtëzakonshëm. A përmenda që jam puthur me Ben atë natë … Sinqerisht kisha harruar … çmenduri!!!”