Flash

Cardi B përballet me komente pas paraqitjes në Met Gala

Lapsi.al 8 May 2025
Cardi B përballet me komente  pas paraqitjes në Met Gala

Ndërsa shumë fansa flasin për veshjet në Met Gala, këtë vit reperja Cardi B, 32 vjeç, mori vëmendje për më shumë sesa kostumin e saj nga Burberry.

Në një video pas kuintave nga Vogue Magazine, Cardi foli për frymëzimin pas veshjes dhe tha se gjithmonë përpiqet të tejkalojë versionin e saj të mëparshëm në modë. “Të gjithë presin shumë nga unë," tha ajo. “Më bën të kuptoj se jam vërtet një superstar.”

Por komentuesit në rrjet nuk u fokusuan vetëm te veshja ose fama e saj. Shumë u shqetësuan për mënyrën se si ajo fliste në video — me zë të ngadaltë dhe dukshëm e lodhur. Disa madje e pyetën nëse ajo ishte nën efektin e drogave ose alkoolit.

Një orë pasi videoja u publikua dhe komentet nisën të shtoheshin, Cardi reagoi. Në vend që të kundërshtonte me ashpërsi, ajo u përgjigj  në një koment: “Jo, isha shumë, shumë e lodhur dhe e përgjumur.”

Megjithatë, shumë përdorues vunë re edhe ndryshime në pamjen e saj, duke sugjeruar se ajo kishte bërë operacione plastike në fytyrë.

Një komentues tha: “Do doja të ndalonte së prekur fytyrën e saj.” Të tjerë e quajtën “alarmante.”

 

Të këshilluara

Rihanna, nënë për herë të tretë

Këngëtarja 37-vjeçare, Rihanna është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me A$AP Rocky, konfirmoi një burim për Page Six. Të hënën, Rihanna tregoi barkun e rru...

17:09

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI