Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Rihanna dhe Ciara ribashkohen pas zënkës së tyre 14-vjeçare

Lapsi.al 7 May 2025
Rihanna dhe Ciara ribashkohen pas zënkës së tyre

Rihanna dhe Ciara bënë paqe 14 vjet pas një përplasjeje epike në rrjetet sociale.

Këngëtaret pozuan së bashku për foto gjatë Met Gala 2025, më 5 maj në Muzeun e Artit të Metropolitanit në New York City.

Fotot nga eventi tregojnë Ciara e gëzuar ndërsa vendos dorën mbi barkun e Rihanna-s. Themeluesja e Fenty Beauty  zbuloi se ajo dhe A$AP Rocky presin fëmijën e tretë së bashku, vetëm disa orë para fillimit të natës më të madhe të modës.

Të dyja  pozuan gjithashtu për një foto me partnerët e tyre A$AP dhe bashkëshortin e Ciarës, lojtarin e NFL-së, Russell Wilson.

Takimi i tyre gjatë këtij eventi erdhi pas një debati në Twitter në vitin 2011. Gjithëçka nisi nga një bisedë që Ciara pati me të ndjerën Joan Rivers gjatë një interviste për Fashion Police të E!, sipas E News. Gjatë asaj interviste, Ciara tha se gjithmonë kishte dashur dhe respektuar atë që Rihanna kishte bërë në modë, por që kishin pasur një ndërveprim të padëshiruar.

Kjo i dha mundësinë Rihanna-s të përgjigjej në Twitter, ku shkroi: “Kërkoj ndjesë Ci, a harrova të të jap dhuratë? Sa e paedukatë nga ana ime.”

Ciara iu përgjigj, duke shkruar: "Më beso Rihanna, nuk do të doje të më shihje as në skenë, as jashtë saj." Megjithatë, Rihanna ishte e gatshme me një përgjigje që hyri në historinë e grindjeve të Twitter-it: "Paç fat me gjetjen e asaj skene që po flet."

Duket se ato e kishin rregulluar marrëdhënien, me Rihanna-n që dha një kërkim faljeje disa minuta më pas.

"Ciara babe, të dua vajzë! Më lëndoi  shumë që më fole keq për mua në TV! Jam zemëruar! Më vjen shumë keq," shkroi ajo. Këngëtarja e "Body Party" pranoi kërkesën për falje, duke thënë që duhet të flisnin personalisht.

 

 

Të këshilluara

Rihanna, nënë për herë të tretë

Këngëtarja 37-vjeçare, Rihanna është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me A$AP Rocky, konfirmoi një burim për Page Six. Të hënën, Rihanna tregoi barkun e rru...

17:09

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI