Flash

Ndahet nga jeta regjisori i “ Fifty Shades of Grey”

Lapsi.al 9 May 2025
Ndahet nga jeta regjisori i “ Fifty Shades of Grey”

Regjisori James Foley ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare.

Ai vdiq pas një beteje disavjeçare me kancerin në tru, sipas përfaqësuesit të tij.

Kreditet e tij përfshijnë filmat klasikë si “At Close Range” (1986), “Glengarry Glen Ross” (1992), “Fear” (1996) dhe dy filmat e fundit të sagës me Dakota Johnson “Fifty Shades of Grey”: “Fifty Shades Darker” (2017) dhe “Fifty Shades Freed” (2018).

Në televizion, ai  ka drejtuar disa episode të serialit të Netflix “House of Cards,” serialit të njohur të Showtime “Billions,” dhe serialit misterioz të David Lynch “Twin Peaks.”

I lindur më 28 dhjetor 1953, Foley u rrit në New York para se të studionte për film në New York University dhe më pas në University of Southern California në Los Angeles.

Vite para ndarjes së tij të dhimbshme nga jeta, Foley ka thënë se një takim i rastësishëm me regjisorin dhe montazhierin Hal Ashby gjatë vitit të fundit në shkollën e filmit i dha shtysë karrierës së tij mbi 30-vjeçare pas kamerës.

Debutimi zyrtar i Foley-t ndodhi në vitin 1984 me dramën romantike “Reckless,” me aktorët Aidan Quinn dhe Daryl Hannah. Projekti i tij i radhës ishte videoklipi për këngën e Madonnës “Dress You Up” në vitin 1985.

Ai vazhdoi bashkëpunimin me Mbretëreshën e Pop-it duke xhiruar videot për këngët “Live to Tell,” “True Blue,” “The Look of Love,” dhe të tjera.

Gjatë karrierës së tij, Foley punoi me disa nga aktorët më ikonë të Hollivudit, përfshirë Sean Penn dhe Christopher Walken në “At Close Range”; Al Pacino, Alec Baldwin, Ed Harris, Alan Arkin dhe Kevin Spacey në “Glengarry Glen Ross”; Mark Wahlberg dhe Reese Witherspoon në “Fear”; Gene Hackman dhe Chris O’Donnell në “The Chamber”; dhe Halle Berry me Bruce Willis në “Perfect Stranger.”

Një përvojë jo e mirë në xhirimet e “Perfect Stranger” thuhet se e shtyu regjisorin të merrte një pauzë nga regjia, derisa më pas mori përsipër drejtimin e sagës “Fifty Shades.”

Për arsye të ndryshme, nuk ishte përvoja më e mirë që kam pasur,” tha ai për FilmInk në vitin 2022 në lidhje me thriller-in me Berry dhe Willis. “U tërhoqa pak pas asaj periudhe.”

Ai ndau gjithashtu sekretin e karrierës së tij të gjatë dhe të larmishme: “Jam tepër i përfshirë në çdo gjë,” shpjegoi James. “Duhet të dish kur të aplikosh ose të heqësh presion. Duhet t’u tregosh aktorëve që ke ndjeshmëri ndaj tyre. Aktorët më të mirë duan të drejtohen.”

“Kur je në të njëjtën gjatësi vale me ta,” shtoi ai, “merr rezultate të jashtëzakonshme.”

 

 

 

 

Të këshilluara

BET 2025: Lista e nominimeve

Më 8 maj, BET publikoi listën e plotë të të nominuarve për ceremoninë e ardhshme që nderon muzikën, televizionin, filmin dhe sportin. Kendrick Lamar renditet i ...

20:37

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI