Flash

Kanye West akuzon Kim: E vure në rrezik North

Lapsi.al 11 May 2025
Kanye West akuzon Kim: E vure në rrezik North

Kanye West ka akuzuar sërish ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Reperi pretendon se Kim, gjatë pjesëmarrjes në eventin, Met Gala 2025 ka lënë vajzën e tyre 11-vjeçare, North, pa mbikëqyrje në makinë — një situatë që sipas tij e ka ekspozuar të bijën ndaj rrezikut dhe vëmendjes së tepruar mediatike.

 

Në një letër zyrtare që avokati i tij i ka dërguar përfaqësueses ligjore të Kim-it të siguruara nga TMZ, Kanye kërkon që ajo të “ndalojë menjëherë shkeljen e të drejtave të tij prindërore”, të cilat sipas tij po cënojnë marrëveshjen për kujdestari të përbashkët që ata arritën pas divorcit në nëntor të vitit 2022.

West shprehet i shqetësuar edhe për praninë e North në rrjetet sociale. Ai thotë se është kundër publikimit të imazheve dhe videove të fëmijëve të tij online, dhe akuzon Kim-in për shpërfillje të qëllimshme të këtij qëndrimi.

Në fund ai ka zbuluar nuk ka pasur asnjë kontakt me djalin e tij Saint gjatë gjithë vitit 2025. Ndërkohë, takime me North, Chicago dhe Psalm, sipas tij, janë “tejet të kufizuara” dhe të pajustifikuara.

Të këshilluara

BET 2025: Lista e nominimeve

Më 8 maj, BET publikoi listën e plotë të të nominuarve për ceremoninë e ardhshme që nderon muzikën, televizionin, filmin dhe sportin. Kendrick Lamar renditet i ...

20:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI