Flash

Blake Lively do të dëshmojë në gjyqin kundër Justin Baldoni

Lapsi.al 9 May 2025
Blake Lively do të dëshmojë në gjyqin kundër Justin

Blake Lively ka konfirmuar përmes avokatit të saj se do të dëshmojë në gjyqin që ka ngritur kundër bashkë-yllit të filmit It Ends With Us, Justin Baldoni.

"Po," tha aktori për “People”. "Momenti më i rëndësishëm për të treguar historinë e një paditësi është në gjyq. Ne presim që kjo të ndodhë edhe në këtë rast. Pra, sigurisht që ajo do të jetë dëshmitare në gjyq."

Avokati i Baldonit, Bryan Freedman, reagoi duke thënë: "Meqë zonja Lively është e hapur për të dëshmuar, le ta bëjmë siç duhet. Ta mbajmë dëshminë në Madison Square Garden, të shesim bileta ose ta transmetojmë drejtpërdrejt dhe çdo dollarë të shkojë për organizatat që ndihmojnë viktimat e dhunës në familje."

Çfarë përfshin padia?

Blake Lively e akuzon Justin Baldonin për ngacmim seksual, për komente të papërshtatshme për varësinë e tij ndaj pornos dhe jetën e saj seksuale, si dhe për krijimin e një fushate për njollosjen e saj në media. Ajo gjithashtu thotë se ai dhe ekipi i tij i PR kanë tentuar ta “shkatërrojnë”.

Baldoni ili ka mohuar akuzat dhe ka paditur Lively-n, burrin e saj Ryan Reynolds dhe publicisten Leslie Sloane për 400 milionë dollarë, duke i akuzuar për shpifje dhe shantazh.

Gjyqi është planifikuar të fillojë në mars të vitit 2026 në një gjykatë federale në Nju Jork.

 

Të këshilluara

BET 2025: Lista e nominimeve

Më 8 maj, BET publikoi listën e plotë të të nominuarve për ceremoninë e ardhshme që nderon muzikën, televizionin, filmin dhe sportin. Kendrick Lamar renditet i ...

20:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI