Flash

Lil Wayne akuzohet nga ish partnerja për dhunë fizike

Lapsi.al 12 May 2025
Lil Wayne akuzohet nga ish partnerja për dhunë fizike

E dashura e Lil Wayne, Denise Bidot pretendoi në rrjetin e saj Instagram të dielën se reperi i njohur i “A Milli” ishte ndarë me atë me mesazh dhe e kishte nxjerrë jashtë nga shtëpia së bashku me vajzën e saj 16-vjeçare, Joselyn Adams.

“Të ndahesh me dikë në Ditën e Nënës është djallëzore,” shkroi ajo. “ Zoti gjithmonë më ndihmon të kaloj gjithçka. Ec me besim.”

Më pas Bidot publikoi një video ku shpjegon se çfarë kishte ndodhur:

“Wayne në fakt më nxori jashtë mua dhe vajzën time në Ditën e Nënës, ndërkohë që unë sapo jam shëruar nga një ndërhyrje kirurgjikale. Janë vetëm pesë javë që nga operacioni im për ‘mommy makeover’. Nuk mund të ngre as kutitë.”

“Ai dërgon ndihmësit e tij për të na nxjerrë jashtë dhe më ndahet me mesazh në Ditën e Nënës. Dhe ditëlindja e vajzës është javën tjetër. Ndërkohë unë udhëtoj për në New York për fushatën e Sports Illustrated. Jam totalisht e tronditur emocionalisht.”

Ajo kërkoi ndihmën e ndjekësve për rekomandime avokatësh dhe pretendoi se Wayne po sillte dy femra të tjera në shtëpi, përveç atyre që tashmë kishte.

“Kam qenë mbështetëse deri në fund për këtë njeri, e kam dashur pafund,” tha ajo.

“Ti më solle nga New Yorku, më çove në një vend të ri për këtë marrëzi? Është e pabesueshme. Këta burra vërtet përfitojnë.”

Më pas Denise pretendoi se fituesi i pesë çmimeve Grammy kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Ky njeri më ka prekur me dorë,” tha ajo. “Nuk është vetëm abuzimi emocional. Ai më ka goditur fizikisht.”

“Ata gjithmonë thonë se jemi budallaqe për dashurinë. Mendova se ishte gabim. Por e di që ka gra të tjera që ai i ka goditur.”

Lil Wayne dhe Denise u takuan në vitin 2019 dhe e bënë publike lidhjen në vitin 2020. Ata u ndanë në 2022, por nuk është e qartë kur janë ribashkuar.

 

Të këshilluara

Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë

Amber Heard njoftoi nëpërmjet Instagramit të dielën se ka mirëpritur binjakë — një vajzë me emrin Agnes dhe një djalë me emrin Ocean — duke ndarë një foto të kë...

14:35

BET 2025: Lista e nominimeve

Më 8 maj, BET publikoi listën e plotë të të nominuarve për ceremoninë e ardhshme që nderon muzikën, televizionin, filmin dhe sportin. Kendrick Lamar renditet i ...

20:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI