Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Gérard Depardieu shpallet fajtor për ngacmim seksual

Lapsi.al 13 May 2025
Gérard Depardieu shpallet fajtor për ngacmim seksual

Gérard Depardieu është shpallur fajtor për ngacmim seksual ndaj dy grave në një xhirim filmi dhe është dënuar me 18 muaj burg me kusht nga një gjykatë në Paris.

Aktori 76-vjeçar u akuzua nga dy gra për prekje të papërshtatshme gjatë punës në një film në vitin 2021. Depardieu i  mohoi akuzat dhe avokati i tij njoftoi se do të apelonte vendimin.

Gjykata gjeti se dëshmia e njërës prej grave, një punonjëse skenografie e quajtur Amélie, ishte e qëndrueshme, ndërsa versionet e tj kishin ndryshuar me kalimin e kohës.

Amélie tha pas vendimit se ndihej "shumë e prekur" dhe se për të kjo ishte "një fitore, një hap i madh përpara".

Aktori u shpall fajtor gjithashtu për ngacmimin e një asistenteje regjie të quajtur Sarah. Ai nuk ishte i pranishëm në gjykatë për të dëgjuar vendimin, pasi ndodhej në xhirime në Azore.

Avokatja e dy grave, Carine Durrieu-Diebolt, shprehu shpresën se vendimi do të shënonte fundin e pandëshkueshmërisë për artistët në industrinë e filmit. Ajo shtoi se kjo ishte një fitore për të gjitha gratë që kanë qenë viktima të ngjashme.

Gjykatësitha  se nuk kishte arsye për të dyshuar në dëshminë e dy grave, të cilat përshkruan se si Depardieu i kishte prekur në pjesë intime të trupit duke përdorur gjuhë të pahijshme.

Ai e vendosi aktorin në listën e abuzuesve seksualë dhe urdhëroi që t'u paguante 1,000 euro secilës për vuajtjet shtesë të shkaktuara nga vetë procesi gjyqësor.

Gerard tha se emri i tij ishte "përbaltur nga gënjeshtra dhe fyerje". Ai deklaroi se për tre vjet nuk kishte punuar si aktor për shkak të këtyre akuzave, edhe pse aktualisht po xhiron një film me regjinë e Fanny Ardant.

Fanny Ardant dhe aktorja Brigitte Bardot dolën në mbështetje të Depardieu, me Bardot që kritikoi mënyrën si "njerëzit e talentuar që prekin të pasmet e një vajze dënohen si të ishin në burgun më të errët."

Procesi dhe vendimi vijnë pak para fillimit të Festivalit të Kanës, dhe mund të shënojnë një moment kyç në përballjen e industrisë së filmit me çështjet e ngacmimeve seksuale.

Të këshilluara

Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë

Amber Heard njoftoi nëpërmjet Instagramit të dielën se ka mirëpritur binjakë — një vajzë me emrin Agnes dhe një djalë me emrin Ocean — duke ndarë një foto të kë...

14:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI