Flash

Rama kujtohet se është socialist, në vitin e 12-të të qeverisjes

Lapsi.al 1 May 2025
Rama kujtohet se është socialist, në vitin e 12-të të

Pas tre mandateve me koncesione miliardëshe, ligje për investitorë strategjikë dhe përjashtime nga taksat për hotelet me 5 yje, Edi Rama duket se më në fund ka kujtuar se qeveris nga e majta. Dhe për këtë, ka zgjedhur një premtim sa sentimental, aq edhe të pazakontë.

Nga Dimali, në një frymë përkujtuese të rolit të tij shtetëror, Rama premtoi se për nënat e papuna me tre apo më shumë fëmijë, shteti do të paguajë sigurimet shoqërore e shëndetësore. Jo për të kompensuar heqjen e ndihmës ekonomike për mbi 20 mijë familje, as për të balancuar privilegjet e dhëna për resortet e luksit, por sipas tij, që këto gra të mos mbeten pa pension.

"Për nënat pa punë dhe me 3 ose më shumë fëmijë kemi marrë një nismë që qeveria tu paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që pavarësisht se ato nuk janë në punë për faktin që kanë 3 ose më shumë fëmijë të mos mbeten pa pension" - u shpreh Rama, ndërsa shtoi:

“Janë 25 milionë euro çdo vit, që qeveria paguan për nënat e papuna” – tha ai, ndoshta për të treguar që nuk i harxhon të gjitha tek rrugët me pagesë apo në fasada. Një premtim që vjen tamam në kohë për të ndriçuar pak më shumë fushatën e katërt, të paktën në letër, në krahun e majtë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI