Flash

Tritoli në Elbasan, dyshime për inskenim nga pronarët

Lapsi.al 1 May 2025
Tritoli në Elbasan, dyshime për inskenim nga pronarët

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me shpërthimin me eksploziv në lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasanit. Mediat, referuar grupit hetimor, raportojnë se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale, por me një plan të pronarëve të këtij apartamenti.

Pararakisht, ata dyshohet se kanë inskenuar rastin për të përfituar azil në një prej vendeve të Bashkimit Europian.

Nga dëshmitë dhe provat e deri tanishme thuhet se familjarët që posedojnë këtë apartament rezultojnë që jetën e tyre e jetojnë mes Shqipërisë si dhe një vendi në BE. Burime të besueshme thonë se ata shkojnë gjithmonë në të njëjtin shtet dhe pas disa muajsh pune kthehen sërish në Shqipëri.

Mësohet se është inskenuar nga pronari i cili në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndën plasëse me qëllim përfitimin e azilit në një vend të BE. Burime nga policia e Elbasanit konfirmojnë se Arbër Pepa ka kaluar kufirin për në Greqi pak minuta pas mesnate me gruan dhe fëmijën ndërkohë që vetëm pak minuta më pas nipi i tij ka vendosur sasinë e lëndës plasëse në banesë. Ai është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë që mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “Partizani” në Elbasan, u raportua për një shpërthim me lënë plasëse në katin e parë një banese. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale edhe tek shtëpitë ngjitur.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI