Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Opozita greke kërkon hetim për lidhjet e qeverisë me një kompani PR

Lapsi.al 1 May 2025
Opozita greke kërkon hetim për lidhjet e qeverisë me një

Partitë opozitare në Greqi po kërkojnë një hetim të plotë për lidhjet e qeverisë me kompaninë e komunikimit “Blue Skies”, të cilën e lidhin me financim të padeklaruar dhe propagandë digjitale në shërbim të partisë në pushtet, Demokracia e Re.

Në qendër të debatit ndodhen disa figura të rëndësishme të Demokracisë së Re dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, përfshirë Thanasis Bakolas, sekretari i përgjithshëm në largim i Partisë Popullore Evropiane (EPP).

Kompania “Blue Skies”, themeluar nga Thomas Varvitsiotis (djali dhe vëllai i dy ish-ministrave të Demokracisë së Re) dhe Yiannis Olympios, është një derivat i agjencisë më të njohur “V+O”, që përfaqëson disa prej bizneseve më të mëdha në Greqi.

Ajo që pretendon opozita është se Blue Skies ka punësuar zyrtarë të lartë të partisë si formë financimi politik në hije dhe se rreth 15 punonjës të saj kanë drejtuar fushata online në favor të qeverisë, përfshirë sulme ndaj familjeve të viktimave të aksidentit hekurudhor në Tempi.

Partia opozitare PASOK kërkon sqarime mbi lidhjet mes qeverisë, kompanive private dhe asaj që e quan “makineri propagandistike”. Eurodeputeti i Syriza, Kostas Arvanitis, u bëri thirrje institucioneve të BE-së të ndërhyjnë për të “rikthyer besimin në procesin demokratik”.

Deputeti i Nea Aristera, Nasos Iliopoulos, akuzoi qeverinë se po përdor fonde publike për propagandë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve për transparencën.

Një raport i gazetës Documento thekson se më shumë se gjysma e 57 punonjësve të regjistruar të “Blue Skies” kishin pozicione partiake ose pranë zyrës së kryeministrit, por nuk i kishin deklaruar rolet e tyre në kompani.

Emrat përfshijnë:

• Thanasis Bakolas, EPP

• Domna Michailidou, Ministre e Punës

• Konstantinos Kyranakis, Zv. Ministër i Transportit

• Orsaki Roussetou, Zyrtar i komunikimit pranë zyrës së Kryeministrit

Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, i quajti akuzat “fantazi shkencore” dhe argumentoi se nuk është e jashtëligjshme që persona me role partiake të kenë edhe punë në sektorin privat.

Kyranakis konfirmoi se ka qenë i punësuar në Blue Skies nga 2016 në 2019 dhe e quajti veten “punonjës i zakonshëm që paguante taksa”.

Kompania Blue Skies, nga ana e saj, refuzoi të komentojë për emra konkretë për shkak të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave personale, por e mohoi kategorikisht përfshirjen në ndonjë projekt politik dhe tha se kritikat për financim të tërthortë nuk pasqyrojnë realitetin.

“Team Truth”: propaganda online që ndezi polemikat

Hetimet e portalit investigativ Inside Story zbuluan se dy punonjës të Blue Skies kishin themeluar faqen “Team Truth”, e cila ka ndjekës të shumtë në rrjetet sociale dhe shpërndan përmbajtje në mbështetje të qeverisë.

Kjo faqe është kritikuar për sulme të drejtpërdrejta ndaj familjeve të viktimave të tragjedisë së trenit në Tempi, duke ngjallur zemërim të gjerë publik.

Blue Skies u distancua, duke thënë:

“Ne nuk kontrollojmë llogaritë personale të punonjësve tanë. Por dënojmë çdo përdorim të anonimatit për të dëmtuar apo shpifur.”

Megjithatë, zyrtarë të qeverisë dolën publikisht në mbrojtje të ekipit që qëndron pas “Team Truth”.

“Kam shumë respekt për ta,” tha Marinakis. “Nuk kam lidhje me ta, por i mbështes kundër fushatës së shpifjes.”/Politico

Të këshilluara

Tritol makinës së mjekes në Tiranë

Një sasi lënde plasësë ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të enjteje në një makinë në pronësi të një mjekes Matilda Kaja në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën Pjetër...

15:31

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI