Flash

Tritol makinës së mjekes në Tiranë

Lapsi.al 1 May 2025
Tritol makinës së mjekes në Tiranë

Një sasi lënde plasësë ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të enjteje në një makinë në pronësi të një mjekes Matilda Kaja në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën Pjetër Budi në parkimin e një spitali privat, teksa lënda plasëse ishte vënë në gomën e parë të mjetit.

Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla materiale ndërkohë që motivi është ende i paqartë për policinë. Blutë thonë se po hetojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e ngjarjes.

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55, në rrugën “Pjetër Budi” në afërsi të Qytetit Studenti.

Autoritetet policore raportojnë se në parkingun në afërsi të një spitali privau, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases Matilda Kaja me profesion mjeke. Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale.

Kaja nuk rezulton që të ketë precedentë penalë dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Gjithashtu nga pamjet mund të shikohet nëse lënda plasëse është vënë teksa makina ka qenë e parkuar apo në ndonjë vend tjetër dhe mekanizmi i shpërthimi është aktivizuar aty.

Grupi hetimor është duke hetuar disa pista midis tyre dhe të ndonjë problemi të mjekes që lidhet me profesionin e saj.

Në lajmërimin për mediat policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve por dhe sqarimit të motiveve të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI