Flash

Rama hedh poshtë akuzat se do të shkonte në Beograd për të takuar djalin e Trump

Lapsi.al 28 April 2025
Rama hedh poshtë akuzat se do të shkonte në Beograd për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e PD se ai nuk ishte në funeralin e Papës, pasi pritej që të shkonte në Beograd për të takuar djalin e Presidentit Donald Trump.

Rama e quan këtë një çmenduri, që detyron familjen e presidentit amerikan të dalë dhe ta mohojë.

"Sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që e mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij unë paskësha bërë një përpjekje për shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova për ti dhënë lamtumiren Papës, po prita të shkojë në Beograd, se aty do shkonte djali i Trump dhe unë me vëllain tim Vuqiqin do futesha si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk ishte e mundur sepse kjo dështoi sepse shba…Ok deri këtu ne i dimë. Por kur shef që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit të SHBA që të mohojnë këtë çmenduri, realisht të vjen trup. Në fund të ditës, atje nuk e di njeri dhe nuk e njeh njeri përveç këtyre që marrin 6 mln dollarë, sepse po të çohet edhe Lymi i tytit të paguajë 6 mln dollarë vjen Latifi dhe na e prezanton të gjithëve. 6 mln dollarë për të ardhur njëherë për të folur në dasmën e Lymit të Tytit vjen Latifi pa problem fare. Problemi është që pa ato 6 mln dollarët nuk e di njeri kush është Lymi." - u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI