Flash

Arrin një çmim rekord në ankand letra e një të mbijetuari të Titanikut

Lapsi.al 27 April 2025
Arrin një çmim rekord në ankand letra e një të

Një letër e shkruar nga një i mbijetuar i Titanikut është shitur për një rekord prej 300 000 £ në një ankand. Pasagjeri i klasit të parë, Kolonel Archibald Gracie, shkroi librin "E vërteta rreth Titanikut", ku përshkruante përvojën e tij të tragjedisë së 15 prillit 1912 që mori 1 500 jetë njerëzish gjatë udhëtimit për në Nju Jork.

Kartolina mban datën 10 prill 1912, dita kur ai hipi në anije dhe ka vulën postare të Queenstown, ora 3.45 pasdite më 11 prill dhe Londër më 12 prill. Aty shkruhej: "Është një anije e mirë, por do të pres që udhëtimi im të përfundojë para se të jap një gjykim për të."

Geheimnisvolle Postkarte von der Titanic: Hat der Verfasser die Katastrophe  kommen sehen?

Letra u shit 5 herë më shtrenjtë se çmimi bazë prej 60 000 £ në ankandin “Henry Aldridge and Son of Devizes” në Wiltshire. Ky është çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë për një letër të shkruar në bordin e Titanikut.

Letra nga "të mbijetuarit si Grace" rrallë ose nëse kurrë, dalin në treg dhe ajo nuk ishte ofruar kurrë më parë për shitje. Xhaxhai i madh i shitësit, i cili ishte një i njohur i Gracie, e mori letrën në hotelin Waldorf në Londër.

Col Archibald Gracie’s letter penned aboard the Titanic

Koloneli "e kaloi pjesën më të madhe të udhëtimit me Titanikun duke shoqëruar gra të ndryshme", përfshirë edhe një grua dhe tre motra që mbijetuan. Më 14 prill, ai kishte luajtur me luajtur me letra dhe kishte notuar në pishinën e Titanikut përpara se të shkonte në kishë.

Rreth orës 23:40 ai rrëfeu më vonë se u zgjua nga një tronditje dhe kuptoi se motorët e anijes nuk po lëviznin. Ai ndihmoi gratë dhe fëmijët të hipnin në varkat e shpëtimit dhe u solli batanije përpara se anija të zhytej nën sipërfaqen e ujit në Oqeanin Atlantik të Veriut.

Gracie arriti të hipte në një varkë të përmbysur së bashku me disa dhjetëra burra të tjerë.

The Truth about the Titanic by Archibald Gracie | Goodreads

Kishte të tjerë përreth tyre, por ata në bord u larguan nga frika se varka mund të mbingarkohej. Koloneli më vonë shkroi: "Në asnjë rast, jam i lumtur ta them, nuk dëgjova ndonjë fjalë qortimi për shkak të refuzimit për të dhënë ndihmë."

“Henry Aldridge dhe Son” deklaroi se “E vërteta rreth Titanikut” është “një nga rrëfimet më të detajuara të ngjarjeve të asaj mbrëmjeje. Një vepër vërtet e jashtëzakonshme për muze”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI