Flash

Reagon Rama: Lulin e bënë leckë, po 6 milionë euro për damkën e Berishës ku u gjetën?

Lapsi.al 27 April 2025
Reagon Rama: Lulin e bënë leckë, po 6 milionë euro për

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës ka komentuar lobim 6 milionë dollarë në SHBA nga Partia Demokratike. Ai u shpreh se Berisha i ka paguar këto para për të hequr “non gratën”. Sipas kryeministrit këto janë para të dyshimta ndaj ngriti pyetjen se ku u gjetën këto para.

"Unë besoj që të gjitha ju që jeni këtu sot ashtu si të gjithë të tjerët që e ndjekin këtë ballafaqim jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 milionë euro. Thuhet nga patriotët. Ju kujtohet se edhe herën e kaluar Luli për 500 mijë u bë leckë. Edhe ai tha u mblodhën disa patriotë.

6 milionë euro për të hequr damkën e një personi ‘non grata’ janë shumë për të mos bërë pyetjen se ku i gjetën gjithë ato para dhe si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para se sa shteti i jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku.

Është edhe pak e çuditshme se ne na thanë se sa të vinte Trump do të ikte "non grata". Tani na u dashkan edhe 6 milionë euro me shprese se do të hiqet "non grata" dhe sikur të rri dhe sikur të iki kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë sot në një moment historik", - tha Rama.

LEXO EDHE: Kontrata 6 milionëshe/ Sa afër Trump ka mbërritur PD-ja?

Teksa i cilësoi këto zgjidhje si historike, Rama tha se shqiptarët janë mes zgjedhjes drejt Bashkimit Evropian dhe asaj siç e tha ai, “hallit personal të një 80 e kusur vjeçari”. Kreu i PS-së është duke vijuar agjendën e tij politike në çdo qark, duke takuar nga grupet e interesit deri te anëtarësia e Partisë Socialiste që është angazhuar në fushatën elektorale të 11 Majit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI