Flash

Tërhiqet nga gara kandidati i PD për Tiranën: Tani do të mbështes...

Lapsi.al 27 April 2025
Tërhiqet nga gara kandidati i PD për Tiranën: Tani do të

Kandidati i "Aleancës për Shqipërinë Madhështore" në qarkun e Tiranës, Rudin Hylviu ka njoftuar këtë te diel se ka vendosur të mos bëjë më fushatë për veten e tij, por duke mbështetur publikisht kandidaten Loranca Hoxha. Ai thotë se duhet të jenë të bashkuar për të përfaqësuar sa më mirë Kavajën.

Ai theksoi se Loranca, si kandidate femër është e vetmja që ka shancet të zgjidhet deputete dhe prandaj ai ka vendosur të tërhiqet nga fushata e tij teksa e cilësoi vetësakrificë politike. Hylviu theksoi se ky është një vendim për t’i dhënë Kavajës përfaqësimin dhe zërin e saj në foltoren e parlamentit, gjë e cila i ka munguar që nga viti 2005.

"Të dashur miq, Nëpërmjet këtij statusi dua të bëj publik një vendim mjaft të rëndësishëm. Dua të njoftoj publikisht vazhdimin e fushatës sime në mbështetjen e plotë dhe publike ndaj kandidates Loranca Hoxha.

Ky vendim nuk ishte i lehtë, por rrjedh nga nevoja që të gjithë të jemi të bashkuar drejt një misioni më të madh dhe ai është përfaqësimi i Kavajës me një mandat në parlamentin e ardhshëm. Sistemi ynë elektoral është i ndërtuar në mënyrë të tillë, që matematikisht Loranca, si kandidate femër, është e vetmja që ka shancet të zgjidhet deputete. Këtë vetësakrificë politike, po e bëj për t’i dhënë Kavajës përfaqësimin dhe zërin e saj në foltoren e parlamentit, gjë e cila i ka munguar që nga viti 2005.

Me këtë veprim shpreh bindjen e thellë se Loranca Hoxha do të jetë zëri i mijëra qytetarëve Kavajas dhe se do të mbrojë me forcë interesin e qytetit tonë. Me qëllim maksimalizimin e votës, emri im do të qëndrojë në fletën e votimit, por të gjitha votat duhet të shkojnë drejt emrit të Loranca Hoxhës. Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen, bashkë do të vijojmë betejën tonë për Kavajën dhe fitoren madhështore të 11 majit" - shkruan Hylviu në faqen e tij në Facebook. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI