Flash

Lobimi në SHBA/ Berisha: Rama u tmerrua që ne kemi në krah avokatin e Trump

Lapsi.al 27 April 2025
Lobimi në SHBA/ Berisha: Rama u tmerrua që ne kemi në krah

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar për herë të parë çështjen e kontratës së lobimit në SHBA. Gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarë të Kuçovës, Berisha u shpreh se PD është partia më e fortë në këto zgjedhje. Ai theksoi se fushata e PD është më e suksesshme pasi drejtohet nga kryestrategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita.

"Përsëri ne jemi më të fortë së kurrë, sepse fushatën tonë, e projektoi, e drejton, kryestrategu i fushatës më të suksesshme elektorale në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita. I ra kokës me grushta atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencë shtypi" - tha Berisha.

Duke komentuar polemikat për kontratën e lobimit Berisha tha se Rama është tmerruar sepse mësoi se Partia Demokratike ka marrë për avokat, atë që ka Presidenti Donald Trump.

LEXO EDHE: Kontrata 6 milionëshe/ Sa afër Trump ka mbërritur PD-ja?

LEXO EDHE: Andi Bushati: Nuk është puna nga vijnë paratë, po ç’efekt kanë në Uashington

LEXO EDHE: Reagon Rama: Lulin e bënë leckë, po 6 milionë euro për damkën e Berishës ku u gjetën?

"Këto dy ditë është i tmerruar edhe më shumë, sepse mësoi se Partia Demokratike ka marrë për avokat të kauzave tuaja të drejta, për avokat të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë shqiptarëve, avokatin e presidentit Donald Trump.

Imagjinoni tani miq. Në një anë opozita me Chris LaCivita, në anën tjetër ai me Vullnet Sinën, një hajdut, një deputet që duhet të dorëzonte mandatin dhe që infektoi Shqipërinë me mallra të skaduara.

Imagjinoni pak, opozita Partia Demokratike, ju të gjithë me avokat, një vigan, avokatin e presidentit Donald Trump, kurse ai me bandat, me Suel Çelën, me Bajrat, me Hajrat, dhe me të tjerë. I them unë këtu para jush, janë tmerruar se në mënyrë absolute do të shpallen grupe terroriste me datën 12 maj, dhe Edi Rama bashkëpunëtor kryesor i tyre" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI