Flash

Çfarë u thotë Arlind Qori qytetarëve që dyshojnë se është “komunist”

Lapsi.al 28 April 2025
Çfarë u thotë Arlind Qori qytetarëve që dyshojnë

Kreu i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, ka folur për Vip Magazine mbi një nga etiketimet më të shpeshta që i bëjnë kundërshtarët politikë: “komunist”. Madje shpesh thotë ai gjendet përballë qytetarëve të cilët e pëlqejnë si flet, por kanë dyshimet e tyre se mos vallë është komunist. Qori thotë se përgjigjja e tij është e thjeshtë:

“Nganjëherë ka ngjitur kjo akuza që na bëjnë kundërshtarët tanë politikë, duke na quajtur komunistë. Edhe unë qytetarit që thotë ‘Mua më pëlqen mënyra si flet por mos ndoshta je komunist’, unë i them ‘Po shiko, lexo edhe programin tonë, ndiqe veprimtarinë tonë. Shiko modelet e demokracive sociale të vendeve nordike, të Evropës Nordike që ne ndjekim dhe pastaj dil vetë në përfundim se çfarë jemi ne…’”.

Sipas Qorit, kjo lloj akuze nga kundërshtarët është ose një shenjë pandershmërie, ose thjesht moskuptim historik.

“Unë kam mendimin, pas një analize të gjatë historike, që komunizmi si praktikë politike, si sistem politik ka lindur në Evropë e fillimit të shek XIX dhe ka vdekur në fund të shekullit XX. Madje ka dy data simbolike, maj 1848 në rrugët e Parisit, ku lindi lëvizja e madhe puntore, kontestuese, revolucionare dhe fundi është 1989, rënia e Murit të Berlinit. Brenda kësaj sekuence ka pas vend për shumë ide, për shumë përplasje, për shumë revolucione, mirëpo pas kësaj sekuence unë besoj se është e pamundur të flitet më për komunizëm dhe për pasojë, çdo akuzë që na bëhet si të tillë, tregon një lloj pandershmërie politike dhe intelektuale nga ata që na e bëjnë, ose në rastin më të mirë, moskuptim historik.”

Gjatë intervistës, Qori flet edhe për përjetimin e tij personal në ditët e fushatës, duke nënvizuar se shpresa dhe besimi vijnë nga qytetarët e zakonshëm, pavarësisht klimës së frikës që shpesh mbizotëron në Shqipëri:

“Ne e gjejmë shpresën tek qytetarët, ne jemi produkt i vullnetit për ndryshim, i nevojës për ndryshim të qytetarëve. Ka raste që mund ta nisim fushatën pak zymtë sepse na duhet të zgjohemi shumë herë, por sapo zbresim nga ai mjeti i thjeshtë që na shoqëron nëpër qytete gjejmë përkrahjen e qytetarëve.”

“Sigurisht që unë jam njeri publik dhe e kam tejkaluar prej shumë vitesh frikën që ka një qytetar i zakonshëm në Shqipëri e prap se prapë shoh qytetarë të zakonshëm, tregtarë, punëtorë, intelektualë, njerëz të thjeshtë të cilët i shpalosin pikëpamjet e tyre dhe me të vërtetë, e vlerësoj guximin e tyre në një vend ku të shpalosësh haptazi idetë e tua, nuk është shumë e lehtë. Ka shumë të tjerë që ndihen të kërcënuar me vendin e punës, me vendin e punës të fëmijëve të tyre dhe ku e di unë, një dyqan të vogël që kanë, e prap se prapë nuk ngel ditë që të mos takojmë një numër të caktuar qytetarësh që publikisht dhe me zë të lartë na përgëzon dhe identifikohet me ne.”

Një mesazh që Qori duket se e përsërit shpesh: fushata e tij mbështetet tek njerëzit që kanë ende guxim të shpresojnë. Intervista e plotë me video më poshtë:

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI