Flash

Milionat në tunelin e Llogarasë/ Berisha: Pazari u bë në Ankara!

Lapsi.al 22 April 2025
Milionat në tunelin e Llogarasë/ Berisha: Pazari u bë në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për hetimet që SPAK ka nisur lidhur me tunelin e Llogarasë, duke shënjestruar hapur zv.kryeministren Belinda Balluku. Në një dalje për mediat, Berisha e cilësoi Ballukun si një nga personazhet më të errëta të korrupsionit në historinë e Shqipërisë.

“Se çfarë përfaqëson ajo në historinë e këtij vendi, mendoj se përfaqëson një nga figurat më të zeza të korrupsionit në gjithë ekzistencën e Shqipërisë,” deklaroi Berisha, duke iu referuar Ballukut.

Ai krahasoi rastin e tunelit të Llogarasë me aferën e Nesti Angonit, ndërsa akuzoi se pazari për ndërtimin e këtij tuneli është bërë jashtë kufijve të Shqipërisë. “Kështu që ai tuneli i Llogarasë është si puna e Nesti Angonit. Duhet të raportonte çdo muaj. Pazari është bërë në Ankara. Kompania ishte e dytë me 130 milionë euro, kompania me 180 dhe tani po shkon 230 dhe prisni ju. Se këta janë të paimagjinueshëm,” tha Berisha.

Në vijim, ai ndaloi edhe te çështja e inceneratorit të Tiranës, ku sipas tij, për pesë vite rresht, Belinda Balluku nuk ka dhënë asnjë raport mbi fatin e 130 milionë eurove të shpenzuara. “Djegësi i Tiranës, 130 milionë euro shkuan në gjykatë për dënime qesharake nga Skapi,” u shpreh Berisha.

Duke vijuar me akuzat, ai theksoi se dënimet kanë rënë mbi disa drejtorë të rangut të dytë, ndërsa Balluku, e cila sipas tij kishte përgjegjësinë ligjore për mbikëqyrjen e punimeve, ka qëndruar në heshtje. “Për djegësin e Tiranës u dënuan 2-3 drejtorë që kishin firmosur, ata kanë përgjegjësi për firmosje. Por nga momenti i firmosjes së tyre, nëse njësia e mbikëqyrjes së punimeve të djegësit do të kryente detyrën ligjore, që varej nga Lubi Balluku, që gjendej në ministrinë e saj si autoritet kontraktues, që asnjëri nga këta persona të mos mbajë përgjegjësi ligjore, që kishte përgjegjësi të raportonte për ndërtimin, fazën, ecurinë e punimeve.”

Berisha akuzoi më tej se pikërisht mosveprimi i strukturës së mbikëqyrjes ka shërbyer si mburojë për të mos lejuar hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë. “Në asnjë mënyrë Skapi nuk i merrte dot këta, se po t’i merrte këta ose do bëheshin të burgosur të paguar, do u paguante Belinda kaq milion, ose nuk do tregonin se nuk na ka lënë Belinda për të bërë mbikëqyrjen. Dhe se paratë janë dhënë sepse i ka marrë Belinda, minimumi. Unë them që paratë i ka marrë Rama, por Belinda duke e ditur që paratë i merrte Rama me Veliajn një pjesë, ajo heshtte. Kjo për 5 vite me radhë.”

Në këtë deklaratë, Berisha la të kuptohet se pas aferave korruptive nuk qëndron vetëm Balluku, por edhe vetë kryeministri Rama, ndërsa Balluku ka pasur rolin e asaj që e dinte gjithçka, por ka zgjedhur të heshtë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI