Flash

Rama në Durrës riciklon premtimin për ujin e pijshëm

Lapsi.al 21 April 2025
Rama në Durrës riciklon premtimin për ujin e pijshëm

Kryeministri Edi Rama ka folur për ujin e pijshëm përgjatë 24 orëve në Durrës, duke u zotuar se kjo problematikë do të marrë fund në këtë qark përgjatë mandatit të katërt.

“Durrësi nuk do të ketë më fare problem me ujin e pijshëm”, tha kreu i qeverisë.

Rama: Kur kemi marrë mandatin e tretë kam thënë do ta mbështesim Durrësit dhe po të shohësh shifrat, kështu ka ndodhur vërtetë.

Durrësi është një nga qytete që e ka patur problem ujin e pijshëm, historikisht. E ka pas gjithmonë me orar, me probleme, me zona pa ujë fare dhe sot jemi në Bashkinë e Durrësit në nivelin me ë mirë të furnizimit me ujë.

Kemi zona me 24 orë ujë dhe me investimin e ri që do të bëjmë, do ta përmbyllin në mandatin e katërt edhe këtë problematikë. Durrësi nuk do të ketë më fare problem me ujin e pijshëm.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI