Flash

Nesër tentativa e tretë për konstituimin e legjislaturës në Kuvendin e Kosovës

Lapsi.al 18 April 2025
Nesër tentativa e tretë për konstituimin e legjislaturës

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet të shtunën, më 20 prill, duke filluar nga ora 12:00.

Kjo do të jetë seanca e tretë që pas mbledhjes së parë më 15 prill, e cila u caktua me vendim të presidentes Vjosa Osmani, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Seancat po mbahen çdo 48 orë sipas një rregulli rotacioni, derisa legjislatura të konstituohet pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, bëri të ditur se gjatë një takimi konsultues me përfaqësuesit e partive politike nuk u arrit konsensus për të vijuar më tej me procesin. Pengesa kryesore mbetet mosmiratimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Deputetët e zgjedhur të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje duhet të japin dorëheqje përpara se të betohen si deputetë të Kuvendit. Ndërkohë, Vetëvendosje këmbëngul se dorëheqjet tashmë janë dhënë, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës.

Procesi i konstituimit të Kuvendit mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ndërmjet forcave politike.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI