Flash

Vijojnë të rriten çmimet e ushqimeve në mars, inflacionin matet në 2.1%

Lapsi.al 9 April 2025
Vijojnë të rriten çmimet e ushqimeve në mars, inflacionin

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen në mars 2025 me ritme më të larta se mesatarja e përgjithshme. Sipas INSTAT indeksi i Çmimeve të Konsumit në mars 2025, arriti në 2,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2025, krahasuar me shkurt 2025 është 0,6%.

Të dhënat tregojnë se çmimet e ushqimeve kontribuojnë gati në gjysmën e inflacionit. Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,04 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,26 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,22 pikë përqindje, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,17 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” ndikuan me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,15 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin mars 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,4%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Veshje dhe këpucë” me 3,0% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9%, “Komunikimi” me 1,5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,9% secili, “Shëndeti” me 0,6%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 2,5%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,6%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4,0%, “mish” me 3,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,2%, “peshk” me 0,1%, etj.

Krahasuar me muajin shkurt 2025, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 1,3%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Komunikimi” me 0,2% secili, “Veshje dhe këpucë”, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” shënuan ulje me 0,1%./Monitor

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI