Flash

Përsëritet Koçani/ Bie çatia e klubit të natës në Republikën Domenikane, 44 viktima

Lapsi.al 8 April 2025
Përsëritet Koçani/ Bie çatia e klubit të natës

Të paktën 44 persona kanë vdekur pasi çatia u shemb në një klub nate në Republikën Domenikane. Mes viktimave ishte edhe një guvernator lokal. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin, i cili ndodhi në orët e para të së martës gjatë një koncerti të këngëtarit të njohur të merengues Rubby Pérez, në diskotekën Jet Set në kryeqytet, Santo Domingo.

Më shumë se 150 persona u plagosën dhe përpjekjet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat po vazhdojnë. Rreth 400 punonjës të kërkim-shpëtimit janë angazhuar në vendin e ngjarjes. Qendra e Operacioneve Emergjente tha se kishte ende shpresë që shumë nga ata që kishin mbetur nën çatinë e shembur ishin ende gjallë.

“Jet Set” është një klub nate popullor në Santo Domingo, i cili organizon rregullisht koncerte me muzikë kërcimi të hënën në mbrëmje. Të pranishëm ishin politikanë, sportistë dhe figura të tjera të shquara.

Pamjet video të publikuara brenda klubit tregojnë njerëz të ulur në tavolina përpara skenës dhe disa duke kërcyer në pjesën e pasme ndërsa Rubby Pérez këndon. Në një video të marrë me telefon dhe të shpërndarë në mediat sociale duket një burrë që qëndron pranë skenës dëgjohet duke "diçka ra nga tavani", ndërsa gishti i tij tregon drejt çatisë.

Në pamje, këngëtari Rubby Pérez, gjithashtu duket se po shikon drejt zonës që tregon burri. Më pak se 30 sekonda më vonë, dëgjohet një zhurmë dhe pamjet bëhen të zeza, ndërsa një grua dëgjohet duke bërtitur "Babi, çfarë të ka ndodhur?".

Një nga anëtarët e grupit të Rubby Pérez tha për mediat lokale se klubi ishte mbushur plot kur ndodhi kolapsi "rreth orës 1 të mëngjesit". “Mendova se ishte një tërmet”, tha muzikanti. Vajza e Rubby Perez tha se babai i saj ishte në mesin e atyre të bllokuar në mbeturinat.

Duke folur për gazetën Diario Libre, menaxheri i Pérez, Fernando Soto tha se këngëtarja u gjet e gjallë. Presidenti i Republikës Domenikane, Luis Abinader, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e prekura. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI