Flash

Ekipi i LaCivita nis punën për fushatën e PD

Lapsi.al 8 April 2025
Ekipi i LaCivita nis punën për fushatën e PD

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka ndarë një foto përmes së cilës ka treguar se grupi i strategut elektoral amerikan Chris LaCivita ka nisur punën në Shqipëri.

Në një postim në rrjetin social, Instagram, Garo pozon krah asistentit të LaCivita, Phil Griffin dhe Alfred Lelës, drejtoi i zyrës së komunikimit të Partisë Demokratike.

Amerikani Chris LaCivita ishte një prej strategëve të fushatës së fundit elektorale të Presidentit amerikan Donald Trump, si edhe një pjesëtar i Partisë Republikane në SHBA.

Ai u prezantua në shkurt të këtij viti nga kryetari i PD, Sali Berisha, i cili tha se LaCivita do të shërbejë në fushatën e PD për zgjedhjet e 11 majit si konsulent.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI