Flash

Përplasja me αrmë mes vëllezërve në Divjakë, policia jep detaje

Lapsi.al 8 April 2025
Përplasja me αrmë mes vëllezërve në Divjakë,

Policia e Divjakës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Fier Seman në Divjakë. Policia bën të ditur se shkak i konfliktit me αrmë mes vëllezërve Konja erdhi pas një debati për motive pronësie. Gjithashtu është shoqëruar në komisariat njëri prej autorëve. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dhe dy prej autorëve që ishin të përfshirë në sherr.

"Rreth orës 20:00, në fshatin Fier Seman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z. Konja, 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. Konja, 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. Konja).

Pas konfliktit, shtetasi Sh. Konja, ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G. Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. Konja dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. Konja dhe A. G. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI