Flash

Dëshmia e filipinasit: U grindëm për notat, pas vrαsjes dola me shoqen e Ilarias

Lapsi.al 8 April 2025
Dëshmia e filipinasit: U grindëm për notat, pas vrαsjes

Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga dëshmia e filipinasit Mark Samson i akuzuar për vrαsjen e shqiptares Ilaria Sula. "Isha gati të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime". Kjo ishte një nga deklaratat e bëra nga 23-vjeçari. Gjatë marrjes në pyetje, Samson është shprehur se kishte qenë në një lidhje romantike me Ilarian për rreth 2 vjet.

“U takuam në vitin 2023 në punë dhe më pas u lidhëm më 30 prill të të njëjtit vit. Kisha një marrëdhënie normale me vajzën, me ulje-ngritje si në çdo marrëdhënie” – është shprehur ai.

“Situata ndryshoi kur llaria i kërkoi, rreth dy-tre muaj më parë, të shihte notat që ai kishte marrë në provimet të universitetit” – tha ai. I riu është shprehur se ky qenë gjithmonë një problem i madh për të, thuajse një traumë, që kur ndoqi shkollën fillore. Gjithmonë ka pasur ankth për performancën e tij në shkollë sidomos ndaj prindërve.

Samson ka deklaruar se Illaria i kishte dhënë një ultimatum që nëse nuk i tregonte notat do ta linte sepse ajo nuk e kishte problem t'ia tregonte notat e saj. Në fund të janarit 2025 ata vendosën të bënin një pushim për të reflektuar, gjë që në realitet nuk ndodhi kurrë, duke qenë se ata vazhduan të shiheshin. Djali u shpreh se megjithatë, se qëndrimi i Ilarias ishte i paqëndrueshëm, ndonjëherë ajo “e trajtonte atë si një të dashur, herë të tjera si një mik të thjeshtë" - citohet nga dëshmia

Djali tha më pas se “nuk mund ta pranonte përfundimin e marrëdhënies me Ilarian, edhe pse të gjithë miqtë që ai u ishte drejtuar e kishin këshilluar të ndaheshin”. Në fillim të muajit mars, sipas asaj që ka thënë djali, situata është përkeqësuar më tej, kur vajza i ka treguar se “ishte regjistruar në një platformë takimesh”.

"Ai ishte i tronditur dhe dyshues për atë që vajza i kishte treguar, duke i thënë se "ishte e kotë të përdorte aplikacionin për të kuptuar nëse ai e donte". Më pas ata vazhduan të takoheshin edhe për 10 ditë të tjera edhe pse ajo dukej më e ftohtë dhe më e shkëputur dhe donte të dilte me miqtë e saj edhe vetëm. Situata mbeti e paqëndrueshme, ku Ilaria, sipas djalit, herë e trajtonte me përzemërsi si të dashur dhe herë tregonte ftohtësi ndaj tij.

Prokurorët e akuzojnë djalin për vrasje me dashje të rënduar nga një marrëdhënie emocionale dhe fshehje e kufomës. Ndërsa nëna e Samsonit po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e një kufome. Gruaja, gjatë marrjes në pyetje në komisariat pranoi përgjegjësinë e saj për të ndihmuar djalin e saj të pastronte banesën.

Gjykatësja Antonella Minunni ka shkruar në vendimin e saj për të lënë në qeli të riun: “Ajo që bie në sy është qëndrimi i tij për vetëkontroll të fortë dhe kthjelltësi, veçanërisht në fazën pas vrasjes së Ilarias. Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk jetonte dot pa Ilarian dhe nuk e imagjinonte dot jetën pa të, pasi e kishte vrarë brutalisht dhe kishte hequr qafe trupin e vajzës, ia doli të kthehej menjëherë në normalitet.”

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, gjykatësja shkruan se Samson “takoi shoqen e saj, me të cilën hëngrën një piadinë, duke folur për problemet që kishte me Ilarian (që e kishte vrarë pak më parë) dhe në të njëjtën kohë diskutonte çështje sipërfaqësore dhe banale (si për shembull ditëlindja e të dashurit të shoqes apo brioshët e blera).

"Ai nuk kishte treguar asnjë shqetësim - nënvizon gjyqtarja – duke i dërguar babait të vajzës, edhe pse e di se e ka vrarë, mesazhe që vijnë në mënyrë fiktive nga e bija. Të njëjtën gjë bëri edhe me shoqet e saj, duke u shtirur si Ilaria, duke i bërë të besojnë se shoqja e tyre ishte ende gjallë. Ajo që bie në sy është se ai i bën të gjitha këto që në fillim”.

Gjatë marrjes në pyetje, Samson tha se "e kishte shumë të vështirë të tregonte përmbajtjen e bisedave që Ilaria kishte me djem të tjerë, sesa të tregojë atë që ndodhi në mëngjesin e 26 marsit, të cilën ai e përmbledh në një "moment zemërimi". Prokurorët e akuzojnë djalin për vrasje me dashje të rënduar nga një marrëdhënie emocionale dhe fshehje e kufomës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI