Flash

E krahasuan me Lenka Çukon, Rama i përgjigjet sulmeve për "Neomalësoren

Lapsi.al 26 March 2025
E krahasuan me Lenka Çukon, Rama i përgjigjet sulmeve për

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sulmeve ndaj Marjana Koçekut, e njohur si "Neomalësorja", e cila kandidon në listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër. Në takimin me kandidatët socialistë, kreu i qeverisë sqaroi se përse PS pranoi ftesën e saj për të hyrë në politikë. Ai pranoi që Marjana Koçeku ka shprehur më herët dëshirën e saj për të hyrë në politikë, por kur të vinte koha. Sipas Ramës ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Shkodrën dhe sektorin e turizmit dhe problematikat rurale.

“Më ka rënë në sy bullizimi që i bëjnë disa burime e personazhe groteskë nën petkun e analistëve komentatorë deri dhe intelektualëve që kanë kurajon ta quajnë veten, duke e ekspozuar si një simbol të banalitetit të së shkuarës. Unë e di shumë mirë që Marjana është e fortë, madje është aq kokëfortë sa do të jetë problem më vete.

Dua t’u kthej përgjigje atyre që nuk e kanë idenë kush është Marjana e nisen nga fakti që është malësore. Dhe nuk kuptojnë, fare, zero, provokimin e fotografisë me kecin. Që është imazh i bukur dhe harrojnë të pyesin nga vjen Marjana e çfarë ka bërë në jetë. Nuk është vajza me qingja e keca që u mor thjesht për panoramën apo fasadën, por është personalitet në kuptimin e vërtetë të fjalës për moshën e ka. Personalitet i vetë krijuar me shumë ambicie, kokëfortësi dhe shumë peripeci.

Jam i bindur se nuk e dinë që ka studiuar shkenca politike jashtë, ka pasur trajektore të veçantë për të ardhur deri këtu e politikën e ka pasur ambicie shumë kohë më parë. Marjanën e kam njohur më parë në podcast. Më ka thënë që kam dëshirë të merrem me politikë, por kur të vijë dita. Mbi të gjitha është njeri që vjen nga puna e suksesi, ku të tjerët 99% do të ishin dorëzuar, në mes të asgjëkundit, ku i ka qëlluar të ketë shtëpinë dhe tani ka ngritur destinacion turistik.

Pse ne kemi pranuar aplikimin e Marjanës është se besojmë se do të jetë vlerë e shtuar për qarkun e Shkodrës dhe sektorin e turizmit dhe Shqipërisë rurale. Do të jetë vlerë e shtuar si dikush që ka studiuar shkenca politike e prodhuar me duart e veta nga toka. Ka parë të dyja anët e medaljes, varfërinë, suksesin, bashkëfshatarët e vet por dhe turistët nga e gjithë bota në derën e vet.

Është e kotë t’ju them se atyre që kanë krijuar gjithë atë ‘pocaqi’ t’ju vijë turp. Ata s’kanë lidhje me turpin, thjesht për të tjerët mendoj se Marjana e meriton këtë shpjegim për filozofinë dhe qasjen që kemi ndërtuar", tha ai.

“Neomalësorja” u krahasua me Lenka Çukon e cila u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33-vjeçare pasi u mor nga fshati.

Të këshilluara

Berisha sfidon Ramën në debat televiziv

Kryetari i PD, Sali Berisha ftoi kryeministrin Edi Rama në debat televiziv. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se Rama është fshehur dhe nuk...

14:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI