Flash

Mαsαkrα e Urës Vajgurore në 1997-ën, burg përjetë për Fran Marashin

Lapsi.al 10 March 2025
Mαsαkrα e Urës Vajgurore në 1997-ën, burg

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Fran Marashin i akuzuar për mαsαkrën e vitit 1997 në Urën Vajgurore ku humbën jetën 4 efektivë policie dhe mbetën të plagosur 6 të tjerë.

Në një njoftim të GJKKO thuhet se në përfundim të shqyrtimit të çështjes së paraqitur në 19 shtator 2023 është vendosur shpallja fajtor e Marashit, për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, në formën e pjesëmarrjes në bandë të armatosur, “Vrasje me dashje” dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”.

Marashi kishte kërkuar rigjykimin e çështjes, por trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi vendosën ta lënë atë në burgim të përjetshëm.

Marashi kishte pretenduar se ai ishte dënuar padrejtësisht dhe se në kohët kur gjykata ka dhënë vendimin, nuk ka pasur dijeni se ndaj tij po zhvillohej një proces hetimor. Marashi ka deklaruar se dënimin dhe akuzat për ngjarjen i kishte mësuar pasi ishte ekstraduar në Shqipëri duke i ka mohuar ato.

Ai u ekstradua nga Italia në vitin 2007, por 2 vite më vonë, tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej. Në 2013-ën Marashi u arratis edhe nga burgu i Drenovës, por më pas u arrestua në Përrenjas bashkë me Admir Tafilin dhe Gëzim Gurin.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më datë 17 qershor 1997, ku në një përplasje me armë në Urën Vajgurore mbetën të vrarë 4 efektivët e policisë Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj që u dogjën brenda makinës së tyre. Ndërkohë që 6 efektivët e tjerë Thimi Tanku, Shkëlqim Selfaj, Ylli Dhamo, Neim Gjeroveni, Ëngjëllush Pasha dhe Arben Bega mbetën të plagosur rëndë.

Të dënuar për masakrën janë edhe Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm; Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm, Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg, Sokol Ndreu, Gjovalin Ndreu, Preng Miri dhe Gjelosh Miri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI