Flash

"Tensione të rritura gjeopolitike"/ Parlamenti Europian: Hapim zyrën e BP në Shqipëri

Lapsi.al 10 March 2025
"Tensione të rritura gjeopolitike"/ Parlamenti Europian: Hapim

Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Shqipëri për të forcuar më tej, sipas tij, angazhimin me Ballkanin Perëndimor. Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të PE-së thuhet se në kontekstin e tensioneve të rritura gjeopolitike dhe të një momentumi të ri për zgjerimin e BE-së, zyra e re e Parlamentit në Tiranë do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti midis Parlamentit Europian dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit kjo zyrë do të promovojë qëndrimet dhe aktivitetet e Parlamentit, veçanërisht në lidhje me anëtarësimin në BE, si dhe do të mbështesë demokracinë dhe reformat institucionale në rajon. Gjithashtu, PE thotë se kjo zyrë do të ndihmojë në përgatitjen dhe ndjekjen e vizitave zyrtare të eurodeputetëve, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin me aktorët e tjerë të BE-së në terren dhe me organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile.

"Parlamenti Europian ka mbështetur vazhdimisht perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, duke njohur rëndësinë e tij strategjike për stabilitetin rajonal dhe për projektin më të gjerë europian. Krijimi i kësaj zyre tregon qartë strategjinë më të gjerë të BE-së për të thelluar angazhimin me vendet kandidate. Nevoja për të forcuar partneritetet e BE-së në Ballkanin Perëndimor është bërë edhe më e qartë për shkak të sfidave aktuale gjeopolitike, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë", - thuhet në njoftim.

Hapja e një zyre të Parlamentit Europian në Tiranë, theksohet në deklaratë, nënvizon angazhimin e fortë të Parlamentit për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke promovuar stabilitetin, demokracinë dhe lidhjet më të ngushta mes BE-së dhe fqinjëve të saj.

Aktualisht, Parlamenti ka tre zyra operacionale në Nju Jork, për marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara; në Xhakarta, për marrëdhëniet me Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN); dhe në Addis Ababa, për marrëdhëniet me Bashkimin Afrikan. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI