Flash

Berisha i ofroi vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputetë, Meta refuzon

Lapsi.al 10 March 2025
Berisha i ofroi vend të sigurt në listën e kandidatëve

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të kësaj force, Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur në Qarkun Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025.

“Është shumë më e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate, pasi kjo na ndihmon edhe ne, por edhe partitë e tjera aleate për të fituar më shumë mandate në listat e hapura” – u shpreh Meta në një mesazh dërguar nga qelia Komitetit Drejtues të kësaj force.

Më herët edhe kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se Meta, do të vendosej në listën e sigurt të koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike për shkak edhe të rrethanave të tij. Mesa duket presidenti i PL-së ka refuzuar këtë ide dhe i ka qëndruar deri në fund dëshirës së tij për të qenë në listën e hapur.

Me anë të një mesazhi të dërguar për mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, kreu i kësaj force Ilir Meta shprehu angazhimin e tij për realizimin e programit të 5 prioriteteve madhore për Shqipërinë. Ai theksoi rëndësinë e koalicionit me Partinë Demokratike dhe 25 parti të tjera, për të garantuar rotacionin politik dhe për të zgjidhur problemet kritike të shpopullimit dhe varfërisë në Shqipëri.

Meta u shpreh se një nga objektivat kryesore është dyfishimi i pensioneve, pagave, mbështetjes për arsimin dhe zhvillimi i bujqësisë dhe industrisë vendase, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi eksportuese. Ai gjithashtu theksoi se fitorja e këtij koalicioni është e domosdoshme për të shpëtuar vendin nga varfëria ekstreme dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Meta gjithashtu u shpreh se më 12 Maj do jenë edhe më krenarë për përmbysjen e Narkoregjimit dhe të Narkoekonomisë, që jo vetëm kanë dëbuar 1 milionë shqiptarë, por edhe aktualisht kanë zhytur në varfëri ekstreme 42% të popullsisë së mbetur.

Më tej Meta theksoi se për Partinë e Lirisë prioritet mbetet fitimi i mandateve në listat e hapura, me përzgjedhjen e kandidaturave që përfaqësojnë më së miri interesat e qytetarëve. Ai siguroi se ky koalicion është i fokusuar në mbështetje të zhvillimit ekonomik, forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI