Flash

Rama komenton sërish TikTok: S'po e mbyll për zgjedhjet

Lapsi.al 10 March 2025
Rama komenton sërish TikTok: S'po e mbyll për zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi në Facebook, ka adresuar vendimin për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, duke theksuar se kjo masë ka ardhur pas kërkesave të shumicës së prindërve dhe mësuesve në Këshillimin Kombëtar.

Sipas tij, ky vendim nuk ka lidhje me lirinë e fjalës apo zgjedhjet, por me sigurinë e fëmijëve në internet.

“95% e prindërve dhe mësuesve na kanë kërkuar që ta mbyllim TikTok-un sa më shpejt. Ne jemi futur në dialog me kompaninë dhe presim që brenda pak muajsh ajo të na paraqesë një plan të qartë për sigurinë e fëmijëve,” – deklaroi Rama.

Ai shtoi se mbyllja është përkohshme dhe se do të zgjasë deri në momentin kur TikTok të ofrojë garanci të plota për mbrojtjen e të miturve.

Lexo më tej: Vendimi / Rama mbyll Tik Tok-un në prag të fushatës 

Në këtë mesazh, Rama ironizoi edhe opozitën dhe kreun e PD, Sali Berisha, duke e quajtur atë sërish si “bufi i kënetës” dhe duke kritikuar qëndrimin e tij lidhur me protestën e thirrur kundër mbylljes së TikTok.

“Bufi i kënetës i bën thirrje fëmijëve të mos shkojnë në shkollë dhe prindërve t’i bashkohen protestës për TikTok-un. Kjo është filozofia e opozitës: të helmojnë debatin politik dhe të përdorin çdo temë për të sulmuar,” – u shpreh Rama.

Ai e konsideroi këtë qëndrim një “lajthitje të rrezikshme”, që sipas tij, ka kaluar nga politika në përfshirjen e fëmijëve në beteja politike. “Nuk është më për të qeshur kur kjo shkon deri te fëmijët,” – shtoi ai.

Në përfundim, kryeministri theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment kritik për të ardhmen e saj dhe se zgjedhja është mes “hyrjes në Evropë” apo “zhytjes në kënetën e së shkuarës”. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI