Flash

Jay Z, i shqetësuar pas padisë: Po na kërcënojnë

Lapsi.al 19 February 2025
Jay Z, i shqetësuar pas padisë: Po na kërcënojnë

Jay-Z dhe Beyonce janë të shqetësuar pasi çiftit iu dërguan kërcënime me vdekje për një proces gjyqësor të rrëzuar së fundmi.

Reperi u akuzua, së bashku me Sean 'Diddy' Combs, për përdhunimin e një gruaje kur ajo ishte 13-vjeç. Ndërsa gruaja, e njohur si Jane Doe, hoqi dorë nga padia, kjo nuk do të thotë se akuzat kanë ndaluar për Jay-Z.

Edhe pse reperi e ka mohuar pretendimin, ai vazhdon të përballet me reagime ndaj padisë tashmë të rrëzuar, ndërsa marrëdhënia e tij dhe Beyonce me Combs, i cili aktualisht ndodhet prapa hekurave për akuzat e trafikimit të seksit, gjithashtu është vënë nën shqyrtim.

Së fundmi ai e përshkroi reagimin e ashpër në një deklaratë ligjore, duke deklaruar se reputacioni i tij është dëmtuar dhe se ai dhe familja e tij janë “kërcënuar me vdekje”.

Krahas kërcënimeve, Jay-Z pretendon se përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë quajtur “satanist”, “trafikant”, “terrorist” dhe “përbindësh”. Disa përdorues online madje kanë thënë se Jay-Z duhet të jetë "në burg" me Combs, dhe "më pas në ferr".

 

Të këshilluara

Meghan Markle në telashe ligjore?

Drama e markës së Meghan Markle vazhdon. Dukesha e Sussex, po përballet me një veprim të mundshëm ligjor nga një qytet spanjoll për logon e biznesit të saj t...

18:52

Cardi B konfirmon romancën me atletin

Cardi B e kaloi ditën e Shën Valentinit me Stefon Diggs pas ndarjes nga reperi, Offset. Sipas pamjeve video të siguruara nga TMZ, reperja e "WAP" u pa në Mia...

18:55

Kanye West shpërthen kundër Grammy

Kanye West kritikoi Akademinë e Regjistrimit që nuk i dha atij dhe gruas së tij, Bianca Censori, bileta për Grammy 2025 – pavarësisht se reperi mori një nominim...

18:00

Kendrick Lamar arrin një tjetër sukses

Kendrick Lamar bëri histori në listat muzikore, duke u bërë reperi i parë që ka tre albume në dhjetëshen e parë të Billboard 200. Pas paraqitjes së tij në sh...

15:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI