Flash

Kanye West shpërthen kundër Grammy

Lapsi.al 18 February 2025
Kanye West shpërthen kundër Grammy

Kanye West kritikoi Akademinë e Regjistrimit që nuk i dha atij dhe gruas së tij, Bianca Censori, bileta për Grammy 2025 – pavarësisht se reperi mori një nominim.

"Si munden Grammies të më nominojnë, pastaj të mos më japin bileta dhe pastaj njerëzit të çmenden kur largohem," shkroi West përmes X të shtunën në lidhje me shfaqjen e çmimeve të 2 shkurtit.

“Më duhej të luftoja për 5 orë dhe të telefonoja të gjithë që njihja për të marrë bileta për Grammies.Ata më dhanë bileta, por vetëm për tapetin e kuq. Në atë moment nuk e kisha filluar tërbimin.”

Hiti i Ye and Ty Dolla $ign "Carnival" u nominua për këngën më të mirë rap, por ata humbën nga Kendrick Lamar për "Not Like Us". Një producent ekzekutiv i Grammys konfirmoi më parë se West, 47, dhe Censori, 30, nuk iu dhanë vende brenda Crypto.com Arena në Los Angeles për shfaqjen e këtij viti.

"Ata nuk kishin një nominim në [televizion] dhe Kanye nuk do prezantonte," tha Raj Kapoor për People në fillim të këtij muaji. "Ai nuk do performonte"

Edhe pse reperi i "Gold Digger" nuk ia doli të futej  brenda, ai dhe modelja australiane, me të cilën u martua në dhjetor 2022, bënë bujë kur bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Grammy.

Teksa Censori pozonte përkrah të shoqit, ajo hoqi pallton  për të treguar se kishte veshur një fustan krejtësisht të tejdukshëm pa asgjë poshtë.

Thashethemet u përhapën më vonë se çifti ishte përjashtuar nga nata më e madhe e muzikës për shkak të veshjes të Censorit - megjithëse një burim i tha Page Six se ata u larguan me dëshirën e tyre përpara se të fillonte ceremonia.

Të këshilluara

Kendrick Lamar arrin një tjetër sukses

Kendrick Lamar bëri histori në listat muzikore, duke u bërë reperi i parë që ka tre albume në dhjetëshen e parë të Billboard 200. Pas paraqitjes së tij në sh...

15:28

Baba për herë të 13-të? Reagon Elon Musk

Elon Musk ka reaguar së fundmi ndaj deklaratës së shkrimtares, Ashley St. Clair, e cila pretendon se lindi fëmijën e tij pesë muaj më parë. “Pesë muaj më par...

18:13

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI