Flash

U akuzua për sulm, Rihanna reagon ndaj vendimit për A$AP Rocky

Lapsi.al 19 February 2025
U akuzua për sulm, Rihanna reagon ndaj vendimit për A$AP Rocky

Rihanna ka reaguar pasi A$AP Rocky u shpall i pafajshëm për dy akuza për sulm me armë zjarri gjysmë automatike në Los Anxhelos të martën.

Artistja shkoi  në mediat sociale vetëm pak çaste pasi një juri mori vendimin e tyre pas gjyqit gati katër-javor. "Lavdia i takon Zotit dhe vetëm Zotit. Mirënjohëse, e përulur nga mëshira e Tij", shkroi ajo.

Pasi dëgjoi vendimin, A$AP Rocky - emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers - u hodh në krahët e partneres së tij në sallën e gjyqit.

Jashtë gjykatës, avokati i Rocky-t, Joe Tacopina, u shpreh: “Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime dhe jam i lumtur për ta që e kanë fituar këtë dhe e meritojnë", u tha Tacopina gazetarëve.

Rocky u akuzua për dy vepra penale në vitin 2022 pasi Relli pretendoi se reperi i "F-kin' Problems" e qëlloi atë jashtë një parkimi në Hollywood një vit më parë.

Reperi i mohoi me forcë akuzat, me ekipin e tij ligjor që pretendoi se arma që Rocky kishte në atë kohë ishte një armë që ai mbante për sigurinë e tij.

Policia nuk gjeti prova fizike të të shtënave kur kontrolloi skenën e dyshuar të krimit. Megjithatë, Relli raportohet se ka paraqitur gëzhoja në polici disa ditë më vonë, duke pretenduar se i ka mbledhur ato nga skena .

Në një moment të gjyqit, Rocky hodhi poshtë gjithashtu një marrëveshje pranimi të fajit të ofruar nga prokurorët që përfshinte një dënim prej 180 ditësh burg.

Rihanna, nga ana e saj, ka qenë e pranishme në çdo seancë gjatë gjyqit. Dyshja u lidhën për herë të parë në vitin 2019, por nuk e konfirmuan lidhjen e tyre deri në nëntor 2020.

Të këshilluara

Meghan Markle në telashe ligjore?

Drama e markës së Meghan Markle vazhdon. Dukesha e Sussex, po përballet me një veprim të mundshëm ligjor nga një qytet spanjoll për logon e biznesit të saj t...

18:52

Cardi B konfirmon romancën me atletin

Cardi B e kaloi ditën e Shën Valentinit me Stefon Diggs pas ndarjes nga reperi, Offset. Sipas pamjeve video të siguruara nga TMZ, reperja e "WAP" u pa në Mia...

18:55

Kanye West shpërthen kundër Grammy

Kanye West kritikoi Akademinë e Regjistrimit që nuk i dha atij dhe gruas së tij, Bianca Censori, bileta për Grammy 2025 – pavarësisht se reperi mori një nominim...

18:00

Kendrick Lamar arrin një tjetër sukses

Kendrick Lamar bëri histori në listat muzikore, duke u bërë reperi i parë që ka tre albume në dhjetëshen e parë të Billboard 200. Pas paraqitjes së tij në sh...

15:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI