Flash

Babai i Elon Musk kritikon të birin: Nuk ishte një baba i mirë

Lapsi.al 19 February 2025
Babai i Elon Musk kritikon të birin: Nuk ishte një baba i mirë

Errol Musk, babai i Elon Musk, ka kritikuar  të birin dhe aftësitë e tij prindërore gjatë një intervistë në podcastin “Wide Awake”.

Ai u shoreh se Elon nuk ka qenë një baba i mirë dhe kujtoi tragjedinë e djalit të parë të Elonit, Nevada, i cili vdiq në vitin 2002 kur ishte vetëm 10 javësh, ndërsa ishte nën kujdesin e dadove.

Errol tha se fëmijët e Elonit dhe Justine Wilson kishin shumë dado dhe se kur ata u ndanë, kishte deri në 12 dado që kujdeseshin për to, duke e cilësuar këtë situatë si “shumë të çuditshme”.

“Kur u ndanë, ishin gjashtë dado nga njëra anë dhe gjashtë nga ana tjetër. Një situatë shumë e çuditshme”, theksoi Errol.

Përveç fëmijëve me Justine, Elon ka gjithashtu tre fëmijë me Grimes dhe disa të tjerë me partnerë të ndryshëm, duke përfshirë edhe binjakët Strider dhe Azure me Shivon Zilis. Përveç kësaj, shkrimtarja Ashley St. Claire ka njoftuar se ka lindur një fëmijë të 13-të nga Elon.

Ajo shkroi përmes rrjeteve sociale, “Pesë muaj më parë solla në botë një fëmijë. Elon Musk është babai. Këtë nuk e kisha bërë të ditur më parë për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e fëmijës tonë, por ditët e fundit është bërë e qartë se mediat skandaloze synojnë ta bëjnë këtë, pavarësisht dëmit që do të shkaktojnë. Unë synoj të lejoj fëmijën tonë të rritet në një mjedis normal dhe të sigurt. Për këtë arsye, i kërkoj mediave që të respektojnë privatësinë e fëmijës tonë dhe të mos shkruajnë për këtë çështje. Do të doja të mos e ndjeja nevojën të bëja një deklaratë. Gazetarët nuk duhet të merren me fëmijët. “Do të fokusohem te familja ime dhe do të shkëputem për një kohë”, ka shkruar St. Clair.

Të këshilluara

Cardi B konfirmon romancën me atletin

Cardi B e kaloi ditën e Shën Valentinit me Stefon Diggs pas ndarjes nga reperi, Offset. Sipas pamjeve video të siguruara nga TMZ, reperja e "WAP" u pa në Mia...

18:55

Kanye West shpërthen kundër Grammy

Kanye West kritikoi Akademinë e Regjistrimit që nuk i dha atij dhe gruas së tij, Bianca Censori, bileta për Grammy 2025 – pavarësisht se reperi mori një nominim...

18:00

Kendrick Lamar arrin një tjetër sukses

Kendrick Lamar bëri histori në listat muzikore, duke u bërë reperi i parë që ka tre albume në dhjetëshen e parë të Billboard 200. Pas paraqitjes së tij në sh...

15:28

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI