Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Kapet 172 kg kokαinë me logon e Tiranës në Itali, në pranga 3 shqiptarë

Lapsi.al 11 February 2025
Kapet 172 kg kokαinë me logon e Tiranës në Itali, në

Një kamion i ardhur nga Madridi, hyri në një kompani në zonën industriale të Rubiera, në zonën Reggio Emilia në Itali. Me depozitimin e mallit të ligjshëm, kamioni u largua dhe shoferi, një 43-vjeçar shqiptar takoi dy shqiptarë të tjerë që e prisnin, një vëlla dhe motër 21 dhe 28 vjeç.

Burri u dha të dyve një çantë, por në të cilën moment efektivët e Skuadrës lëvizëse të Bolonjës dhe Modenës ndërhynë. Brenda çantës kishte 15 pako në formë paralelepipedi, me mbi 16 kilogramë kokαinë.

Kjo ishte vetëm një pjesë e 172 kilogramëve që hetuesit do të gjenin pas kontrollit të kamionit, të fshehur nën dërrasat prej druri që ishin mbyllur me pllaka metalike të salduara. “Një goditje e madhe për krimin shqiptar”, - u shpreh Giuseppe Pititto dhe Mario Paternoster, në krye të skuadrës lëvizëse.

Sipas një vlerësimi të bërë nga hetuesit, kokaina ishte e ndarë në tre cilësi të ndryshme që ishin shënuar me logo dhe numra të ndryshëm. Nëse do të hidhej në treg, jo vetëm në Emilia Romagna por ndoshta në të gjithë Italinë do të sillte deri në 25 milionë euro fitim. Hetimi nisi nga bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Ishte policia shqiptare që paralajmëroi fqinjët se vëllai dhe motra, të panjohur për policinë, pa precedentë penalë dhe krejtësisht të padyshuar, do të niseshin dhe do të mbërrinin në Emilia Romagna, që fillimisht mendohej se ishte në provincën e Modenës, me mision për të lidhur një pazar të madh droge.

Më 5 shkurt të dy mbërritën në Trieste dhe policia vëzhgoi lëvizjet e tyre. Të nesërmen ata morën autostradën dhe në vend që të nisen për në Modena shkojnë për në Rubiera. Aty, në një zonë industriale, u bë shkëmbimi që u ndërpre nga agjentët.

Duke drejtuar një kamionin të vjetër, pa GPS, i cili e bënte të pamundur rikonstruksionin e të gjithë itinerarit të tij, 43-vjeçari në timon nuk kishte precedentë të pastër penalë dhe nuk kishte dyshime. Të tre u arrestuan dhe u dërguan në burg me urdhër të Prokurorisë së Reggio Emilia. ©Corriere della Sera, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI