Flash

Kryetarja me letra e Tiranës 'sfidon' SPAK: Goditja e befasishme nuk do të na hutojë

Lapsi.al 11 February 2025
Kryetarja me letra e Tiranës 'sfidon' SPAK: Goditja e befasishme

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka folur në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet, ku mungonte kryetari Erion Veliaj, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK. Ajo tha se askush s'e kishte menduar që do ishin në podium pesë nënkryetarët dhe se imazhi i pikturuar 24 orët e fundit, nuk përputhet aspak me imazhin e Bashkisë.

"Jemi të bindur se me ndihmën e kryeministrit, i cili ka qenë pranë nesh gjatë këtyre orëve të vështira, dhe të gjithë qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve, do ta rimarrim ritmin e humbur dhe goditja e befasishme nuk do të na hutoje. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Goditja e befasishme nuk do të na hutojë, por përkundrazi do të na motivojë", tha Ristani.

Kujtojmë që Anuela Ristani u caktua si pasuese e komanduar e Erion Veliajt pa u mbledhur më parë Këshilli Bashkiak sikundër e parashikon ligji.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI