Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte në Lezhë ku pas një konflikti mbeti i plαgosur me αrmë zjarri 30-vjeçari Egzon Gegaj. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Nënë Tereza" dhe shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta mes dy grupeve.
Autori është identifikuar si L.N., 23-vjeç i cili është shpallur në kërkim. Menjëherë pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt Gegajt është larguar nga vendngjarja. I riu ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmë mjekësore pasi raportohet se ka marrë një plagë në gjoks. Megjithatë policia thotë se 30-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al