Flash

Fustanet e Ajolës, Rama luftë SPAK-ut: E qëllimshme hedhja në publik e 800 mijë €

Lapsi.al 11 February 2025
Fustanet e Ajolës, Rama luftë SPAK-ut: E qëllimshme hedhja

Lideri i madh e ai që shpërfaqej si "dashnori" i reformës në drejtësi tashmë ka ndërruar pllakë. Qëndrimi i tij ndaj SPAK nuk është larg atij që ka mbajtur Sali Berisha apo Ilir Meta. Rama i ka shpallur luftë të hapur Prokurorisë së Posaçme. Në fjalën e tij për 105 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë, Rama u mundua të rrëzonte të gjithë procesin e SPAK kundër Erion Veliajt.

Edi Rama: Kemi lënë boshllëk në panoramën e zhvillimeve pozitive, por jo vetëm pozitive të drejtësisë së re. Për këtë sfidoj këdo. Këta që na ngrenë dhe na ulin rrugëve… për mua janë rrugëve. Mua ajo që ndodh në udhëkryqet e kanaleve të mbrëmjes është rrugaçëri.

Është ngritja e llumit të gojës në piedestal. Është triumf i shpifjeve, shkatërrimit të çdolloj personi për të vetmin faj që bën, që është person publik. Në ato udhëkryqe, unë i sfidoj që të bëjnë një kërkim dhe ta gjejnë një tjetër forcë politike në Evropën ish-Lindore, në rajon nuk kanë për ta gjetur dot. Ta gjejmë një forcë politike që në 5 vjet rresht ka qepur gojën dhe ka thënë ‘keni mbështetjen tonë’.

Nëse Erioni dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustane dhe bizhuteri ne nuk kemi çfarë diskutojmë. Por kemi të drejtën të kërkojmë prova. Ne kemi të drejtën të themi që ne ndërkohë, hedhja e kësaj shifre në mexhelis është e qëllimshme.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI